Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakt i emigracionit në BE: Të rejat nga politika europiane e azilit

2024/05/15 at 9:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pakt i emigracionit në BE: Të rejat nga politika europiane e azilit

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e azilit dhe të mbyllë edhe më shumë kufijtë.


Si do të funksionojë kjo?

Pas gati një dekade bisedimesh këmbëngulëse, Këshilli i BE-së, pra përfaqësuesit nga 27 vendet anëtare, i vunë vulën të martën (14.5.2024) reformimit me themel të procesit të azilit në BE.

I ashtuquajturi Pakti i Emigracionit, që përbëhet nga dhjetë ligje, do të ulë sidomos shifrat e ardhjeve të reja të migrantëve, do të shpejtojë proceset e azilit dhe do t’i vendosë ato në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Sipas të dhënave nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat, numri i kërkesave për azil ka qenë vitin e kaluar 1,14 milionë. Prej vitesh ky numër ka qenë vazhdimisht në rritje. Përveç kësaj, që prej vitit 2022, në BE janë vendosur rreth katër milionë refugjatë lufte të ardhur nga Ukraina.

Si do të zhvillohen proceset e azilit në kufijtë e jashtëm?

Mbas mbërritjes me rrugë tokësore, detare, apo ajrore azilkërkuesit dhe refugjatët, duhet të identifikohen brenda shtatë ditësh dhe të regjistrohen në të dhënat e zgjeruara biometrike, “Eurodac”.

Migrantët nga shtetet me kuotë pranimi nën 20 përqind do të mbahen në kufi, pa lëvizur për një periudhë kohore maksimumi 12 javë. Në këto kampe që duhet tani të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro do të merret vendimi se kush do të kthehet mbrapsht në vendlindje, pa qenë nevoja për të bërë verifikime të tjera. Kjo prek një pakicë të të ardhurve. Kapaciteti i këtyre kampeve duhet të jetë në gjithë BE-në, për 30 mijë vetë.

Migrantët nga shtetet me kuotë më të lartë pranimi do të hyjnë në proces normal azili. Ky proces, që mund të zgjasë sot për vite të tëra, duhet kryer në periudhë më të shkurtër kohore. Azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve refuzohet, duhet të dëbohen direkt prej kufijve të jashtëm.

Si do të lehtësohen shtetet që ndodhen në kufijtë e jashtëm?

Shtetet e BE-së, në të cilat emigrantët mbërrijnë së pari do t’ua japin shteteve të tjera të BE-së një pjesë të azilkërkuesve ose emigrantëve që kanë shanse të mëdha për të marrë azilin. Midis shteteve anëtare të BE-së, duhet të sundojë një “solidaritet i detyrueshëm”. Shtetet si Hungaria, që nuk duan të pranojnë njeri, duhet të paguajnë një kompesim ose t’i dërgojnë personel dhe pajisje shteteve të BE-së, ku emigrantët hedhin hapin e parë kur hyjnë në BE. Shuma për kompesimin është 20 mijë euro për çdo migrant që nuk pranohet.

Ky sistem kompesimi nuk është vendosur me ligj, por duhet parë nga rasti në rast nga vendet anëtare. Nëse një vend ndihet i mbingarkuar, atëherë ai mund t’i lehtësojë ligjet dhe të kërkojë më shumë solidaritet. Në rast se ndodh ky “rast krize”, atëherë të 27 shtetet i marrin vendimet së bashku. Është lënë pra kështu shumë hapësirë për grindje politike.

Si do të lehtësohen vendet e synuara nga migrantët?

Shumë azilkërkues kanë dashur deri tani që nga Greqia apo Italia të shkojnë direkt në Gjermani, Austri, Francë ose Holandë e Belgjikë. E njëjta gjë vlen edhe për azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar. Shteti ku migrantët shkojnë fillimisht, si përshembull Italia, do ishte faktikisht i detyruar t‘i pranojë sërish ata migrantë, kërkesa për azil e të cilëve nuk është pranuar nga vendet e tjera. Por në praktikë kjo gjë nuk ndodh. Pakti i ri i Migracionit e përpunon edhe një herë këtë rregull. Joshjet për migracion të brendshëm në BE, të ashtuquajturat faktorë tërheqës, duhen dobësuar nëpërmjet vendosjeve të kushteve të pranimit dhe pagesave të unifikuara në gjithë BE-në.

Do të thjeshtësohen dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?

Pakti i ri i Migracionit parashikon që në të ardhmen njerëzit të dëbohen më herët dhe do të kthehen në vendet që janë shpallur vende të sigurta origjine ose tranziti. Për këtë BE është duke u munduar të arrijë më shumë marrëveshje me vendet e treta, në mënyrë që këto të pranojnë më shumë migrantë të refuzuar. Si shembull këtu përmendet shpesh marrëveshja e arritur së fundi me Tunizinë. Me anë të ndihmave ekonomike, Tunizia ka deklaruar të pranojë sërish qytetarët e vet. Kurse njerëzit nga Afrika poshtë Saharasë, që migrojnë në BE nëpërmjet Tunizisë, qeveria tuniziane ka thënë se nuk do t’i lejojë të hyjnë në Tunizi. Një marrëveshje e arritur me Turqinë në vitin 2016, bëri që për katër vjet me rradhë në Greqi të hyjnë më pak refugjatë sirianë. Ndërkohë kjo marrëveshje nuk është më në fuqi, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët që vijnë nga Greqia.

Si mund të pengohet parashtrimi disa herë i kërkesave për azil?

Mbrojtësit e kufirit të BE-së, do të bëjnë në të ardhmen regjistrimin e të gjitha hyrjeve në BE, pa krijuar boshllëqe dhe do t’i hedhin të dhënat biometrike në një bankë të zgjeruar të dhënash, që do të përdoret nga të gjitha autoritetet e Europës. Kështu do të shihet nëse një migrant, kërkesa e të cilit nuk është pranuar në Greqi, të bëjë përshembull kërkesë për azil edhe në Austri, ose të udhëtojë në shumë vende të BE-së. Këta azilkërkues do të detyrohen më lehtë të kthehen në vendin ku kanë shkelur së pari BE-në dhe nga andej, në vendin e origjinës. Përpjekja për të detyruar regjistrimin është bërë disa herë që nga viti 2015. Banka e deritanishme e të dhënave, Eurodac, në të cilën ruhen vetëm shenjat e gishtave, ka pasur boshllëqe të mëdha dhe mangësi teknike.

Pse mbetet i diskutueshëm Pakti i Emigracionit?

Ata që e përkrahin Paktin argumentojnë se ashpërsimi i rregullave dhe proceseve, që çojnë në dëbime më të shpejta, do të ndikojë në vazhdimësi në krijimin e klimës së frikësimit. Kështu më pak njerëz do të marrin rrugën e migracionit, sepse shanset për të qendruar në Europë me një kërkesë të refuzuar azili ose pa një proces tjetër të rregullt, do të pakësohen.

Ata që e kritikojnë Paktin ankohen se e drejta e azilit në BE është dobësuar dhe në të ardhmen do të dëbohen edhe ata që kanë vërtet nevojë për mbrojtje. Vdekja e refugjatëve në Detin Mesdhe do të vazhdojë.

Si do bëhet më tej?

Tani, meqenëse ligjet dhe dekretet e ndryshme të Paktit të Migracionit, duhet të zbatohen, pritet të shihet nëse dhe si të gjitha shtetet anëtare të BE-së do t’i respektojnë detyrimet e reja. A do të ngrejë Italia kampe të mbyllura në kufi? A do të tregojnë vërtet solidaritet për të pranuar migrantët ose për të financuar pranimin e tyre vendet e veriut dhe lindjes së Europës? Zbatimi i rregullave të reja do të zgjasë deri në dy vjet. Kështu që pas disa vitesh do të shihet nëse numri i azilkërkuesve do të bjerë vërtet./DW



Ju sugjerojmë

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Para
Rama ndan pamjet nga bregdeti i Durrësit: Kemi marrë të gjitha masat për një sezon veror të suksesshëm

Rama ndan pamjet nga bregdeti i Durrësit: Kemi marrë të gjitha masat për një sezon veror të suksesshëm

Raund i ri i dialogut për çështjen e dinarit serb

Raund i ri i dialogut për çështjen e dinarit serb

“Do të digjemi, nëse prekni shtëpitë tona”/ 6 familje kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar

“Do të digjemi, nëse prekni shtëpitë tona”/ 6 familje kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar
















TE FUNDIT

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
13 Maj, 2025

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të KAS që pranoi ankimimin e Partisë Socialiste për të mos veçuar numërimin e votave...

Lexo më shumë

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
13 Maj, 2025

Pas situatës të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve...

Lexo më shumë

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara...

Lexo më shumë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
13 Maj, 2025

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për integrimin e mëtejshëm të Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com