Shpërthimi i një bombe jashtë ndërtesës së një zyre qeveritare në qytetin Mardan të Pakistanit, i ka marrë jetën 18 personave.
Sipas policisë lokale, 28 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sulmi ka ndodhur jashtë zyrës rajonale të Autoritetit Ndërkombëtar të të Dhënave dhe të Regjistrimit, që lëshon karta identiteti për pakistanezët.
Përgjegjësia e sulmit është marrë nga një fraksion i talibanëve pakistanezë, i njohur si Jamat ul Ahrah.
Qyteti Mardan ndodhet rreth 50 kilometra në veriperëndim të Peshauarit, kryeqytetit të provincës Khiber Pakhtunkhva, e cila kufizohet me Afganistanin.