15 persona kanë humbur jetën si pasojë i një shpërthim në jugperëndim të Pakistanit. Një zyrtar i policisë së Pakistanit, Mohammad Ajmal., është shprehur se shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan.
Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policie, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sulmi ndodhi dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake.
Grupi Hizbul Ahrar, një degë e grupit të talibanëve pakistanezë e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin. Talibanët kanë një prezencë të fuqishme në rajonin e Baluçistanit. Provinca ndodhet në kufi më Afganistanin dhe Iranin./ Opinion.al