Konferenca e Kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar për paketën e reformës në drejtësi. Gjatë mbledhjes së sotme ka patur debate për futjen e draftit të reformës në kalendarin 6javor të Kuvendit. Sipas burimeve, mazhoranca bën një hap prapa duke pranuar që sot të bëhet njoftim në seancë, dhe të paraqiten iniciativat e propozuara. Ndërkaq, shumica pranon që javën tjetër të vendo set për futjen në kalendar drafti i reformës. Ndërkaq, seanca plenare e Kuvendit vendos sot për futjen ose jo në kalendarin e punimeve të paketës kushtetuese, që lidhet me reformën në drejtësi. Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, i mbledhur të mërkurën në mbrëmje, nuk arriti të marrë një vendim gjatë interpretimit të kërkesës së mazhorancës që kërkonte futjen në kalendar të draftit të reformës në drejtësi dhe miratimin e saj brenda datës 15 korrik. Kjo u kundërshtua nga opozita, pasi sipas saj, paketa kushtetuese po përfshihet në procedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.