Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa e Sigurisë në shkolla/ Balla thirrje nxënësve: Bashkëpunoni me policinë për të identifikuar shitësit e drogës 

2024/04/08 at 11:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Paketa e Sigurisë në shkolla/ Balla thirrje nxënësve: Bashkëpunoni me policinë për të identifikuar shitësit e drogës 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në gjimnazin “Halit Bërzeshta” në Prrenjas, ku foli për disa nga problematikat më shqetësuese për të rinjtë e sotëm siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, bullizmi online dhe siguria në ambientet shkollore. 

Ministri nënvizoi se ideja e paketës së sigurisë në shkolla kishte nisur nga ky qark, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë të rinjve, që bashkë me mësuesit, strukturat policore dhe ato vendore, të identifikojnë dhe ndalojnë personat që shesin drogë pranë ambienteve shkollore apo tjetër. 

Në lidhje me çështjet e sigurisë në këtë gjimnaz, Balla vuri në dukje se: “Kjo është një shkollë që ka një dalje drejtpërdrejt në një rrugë kombëtare. Nganjëherë kemi pasur edhe raste aksidentesh automobilistike, që lidhen me përfshirjen e të rinjve apo banorëve të kësaj zone”. 

Sa i përket luftës kundër shitjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike, Balla theksoi se aktualisht policia ndodhet ne një sfidë ndaj drograve sintetike. 

Ndër të tjera, ministri u bëri thirrje të rinjve të bashkëpunojnë më autoritetet për të identifikuar ata që bëjnë biznes me shëndetin e tyre. 

“Ajo që është bërë më e njohur në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, është lufta kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, kryesisht të hashashit, por jo vetëm. Aktualisht kemi një sfidë tjetër që janë drogat sintetike. Thirrja ime për të rinjtë e Përrenjasit, por edhe për të rinjtë e të gjithë vendit, është që droga është një kurth për shëndetin tënd, është kurth financiar për familjen tënde; droga të shkëput nga mësimi, të prish me shokët e shoqet, dëmton shëndetin tënd dhe atë financiar të familjeve tuaja. Kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëveprimin tuaj, të gjithë faktorët bashkë, policia, oficeri i sigurisë, mësuesit, në mënyrë që të kemi sa më shumë informacion për t’i identifikuar, gjetur e vendosur para drejtësisë ata që duan të bëjnë biznes me shëndetin tuaj, duke dëmtuar financiarisht familjet tuaja.” 

Duke folur për rezultatet e arritura, Ministri tha se “Edhe në Përrenjas dhe në gjithë zonën që mbulon DVP Elbasan kemi pasur rezultate të mira, madje një prej koncepteve të idesë së paketës së sigurisë në shkolla filloi në Elbasan, si një hap i parë.” 

Problematika tjetër që trajtoi Ministri Balla, ishte bullizmi, qoftë në kontaktet e përditshme mes të rinjve, qoftë në rrjete sociale. 

Por ai kërkoi që viktimat e mundshme të sulmeve të mos ndihen vetëm por të reagojnë, pasi ata do të gjejnë mbështetje te strukturat policore, stafi arsimor etj. 

“Bullizmi tashmë zhvillohet jo vetëm në kontakt të përditshëm, por edhe përmes rrjeteve sociale. Mjaft prej të rinjve e kanë shqetësim që dikush i hap një faqe false në TikTok dhe prej aty nis të publikojë të dhëna intime apo problematika të tjera, apo fillon të sulmojë dikë tjetër. Por për të gjitha këto problematika, mos mendoni se jeni vetëm, asnjëherë, por duhet ta raportoni atë qoftë përmes “report” që mund t’i bëni direkt asaj faqeje, por edhe te komisariati i policisë apo zyra të tjera, ose përmes oficerit të sigurisë në shkolla,” – theksoi Ministri Balla. 

Ai kërkoi nga të rinjtë që krahas mësimit të merren me sport, apo të zhvillojnë dhuntitë artistike, pasi në këtë mënyrë mund të mbajnë larg fenomenet negative si droga etj. 

Ai shprehu bindjen e tij se “Unë e di që të rinjtë e Përrenjasit do të zgjedhin sportin, arsimin, artin dhe jo këto fenomene. Shkolla “Halit Bërzeshta” është një shkollë me emër të rëndësishëm në formësimin e brezave të ndryshëm që kanë një kontribut jo vetëm për Përrenjasin, por unë do të thoja, për gjithë Shqipërinë. Më vjen mirë të them që shkolla ka ditur ta ruajë këtë emër të mirë, dhe na takon neve ta rrisim sa më shumë mbështetjen për këtë shkollë.” 

Balla falënderoi edhe institucionet e tjera të përfshira në zbatimin e paketës së sigurisë. 

“Dua të falënderoj përfaqësuesit e AKU që kanë bërë kontrolle të vazhdueshme për dhënien fund të një halli që lindte shpesh, të ndalimit të shitjes të produkteve të skaduara pranë shkollave. Dua të apeloj që alkooli nën 18 vjeç është i ndaluar,” nënvizoi ndër të tjera Ministri. 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
85-vjetori i pushtimit Italian/Braçe i revoltuar: Heshtja kombëtare shurdhon keq! Tradhtarët i kuptoj, s’pranoj dot heshtjen e… 

85-vjetori i pushtimit Italian/Braçe i revoltuar: Heshtja kombëtare shurdhon keq! Tradhtarët i kuptoj, s’pranoj dot heshtjen e... 

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist

Shkelën barazinë në tendera për gjimnazin e Tropojës, SPAK mbyll hetimet për 3 të pandehurit

Rama publikon pamjet, ja si do të duket parku fundor i Bulevardit të ri në Tiranë: Shumë shpejt nisim punimet 

Rama publikon pamjet, ja si do të duket parku fundor i Bulevardit të ri në Tiranë: Shumë shpejt nisim punimet 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com