Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa “anti-shpifje”, Kryemadhi: Rama do e humbasë këtë betejë

2019/12/17 at 12:34 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa “anti-shpifje”, Kryemadhi: Rama do e humbasë këtë betejë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur përsëri në lidhje me paketën “anti-shpifje”, të cilën Qeveria ka planifikuar që ta kaloj në Kuvend.


Në një dalje për mediat, Kryemadhi shprehet se kryeministri Edi Rama do e humbasë betejën ndaj gazetarëve dhe të vërtetës.

Po ashtu, kryetarja e LSI  theksoi se partia që ajo përfaqëson është në mbështetje të gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Deklarata e Kryemadhit vjen një ditë para protestës së gazetarëve, e cila është paralajmëruar se do të mbahet para Parlamentit, në orën 09:30, kundër paketës “anti-shpifje”.

Fjala e Kryemadhit

“Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të shpreh qëndrimin edhe njëherë të qartë për sa i përket paketës anti shprehje që Edi Rama ka çuar në Parlament. Liria e shprehjes dhe demokracia në Shqipëri sot gjenden në buzë të greminës. Edi Rama kërkon që të jetë e vetmja gojë që flet në Shqipëri. Ai tashmë i ka shpallur luftë çdo të vërtete, ngado që vjen ajo, nga goja e një qytetari, nga një media apo nga një politikan. I gjithë opinioni ndërkombëtar tashmë është shprehur qartë, OSBE dhe Këshilli i Europës. Pra nga një paketë anti shpifje e cila trumbetohet nga Edi Rama dhe falangat e tij, nuk mbetet gjë tjetër veçse të cilësohet si paketa anti shprehje. Edi Rama dënon çdo qytetar që kërkon të informohet nëse banesa e tij është e qëndrueshme apo e pa qëndrueshme pas tërmetit. Edi Rama dënon dhe arreston çdo qytetare që kërkon të informohet për sigurinë e jetës së saj. Edi Rama kërkon të dënojë dhe të arrestojë çdo portal dhe drejtues portali nëse denoncon korrupsionin, grabitjen apo mashtrimet e tij. Edi Rama kërcënon dhe kërkon të dënojë e arrestojë çdo politikan që denoncon korrupsionin dhe trafikun e tij. Edi Rama tashmë është vendosur haptazi kundër Europës. Ai tashmë po kundërshton dhe është në kundërshtim flagrant me direktivën evropiane për lirinë dhe rregullimin e mediave. Ky është një fakt tjetër i pakundërshtueshëm që tregon se axhenda e Edi Ramës është prej kohësh një axhendë anti-europiane dhe anti-shqiptare. Sot të gjithë shqiptarët që Edi Rama kërkon tu rrëmbejë lirinë e shprehjes, janë të gjithë së bashku, pasi gjithsecili ka se çfarë të thotë për këtë qeverisje të kriminalizuar dhe të korruptuar, pasi çdo e vërtetë që del sheshit, tregon qartë se përse shqiptarët braktisin Shqi8përinë e tyre dhe se përse Shqipëria është në një mjerim ekonomik. Se përse Edi Rama dhe oligarkët e tij s’kanë të ngopur me paratë e shqiptarëve. Mbështetja jonë është totale, qoftë për njerëzit e mediave, qoftë për përfaqësuesit e saj dhe për këdo që lufton për lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes është ajo që bën ndarjen e demokracisë nga diktatura dhe kjo është një betejë e humbur e Edi Ramës, si çdo betejë që është e humbur përpara së vërtetës. Asnjë kompromis nuk ka dhe nuk do të ketë në këtë princip të shenjtë që bën ndryshimin midis njerëzve të lirë dhe skllevërve./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Para
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston sërish bashkë, ç’po ndodh mes ish-çiftit

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston sërish bashkë, ç'po ndodh mes ish-çiftit

Filmi përshkruan Jezusin si homoseksual, debat i ashpër në Brazil

Filmi përshkruan Jezusin si homoseksual, debat i ashpër në Brazil

Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Paketa “anti-shpifje”, Meta: S'kemi nevojë për rekorde të tjera negative
















TE FUNDIT

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
31 Dhjetor, 2025

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve. Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli...

Lexo më shumë

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
31 Dhjetor, 2025

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është...

Lexo më shumë

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
31 Dhjetor, 2025

Ushtria e Zvicrës po planifikon zgjerim të madh të shpenzimeve të saj për kërkim dhe bashkëpunim më të ngushtë me...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
31 Dhjetor, 2025

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com