Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai i ka rikujtuar qytetarëve se Unaza e Madhe do të hapet ditën e sotme.
“Mirëmëngjes dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe pak orë para hapjes së madhe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë se Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.