Një mjet tip “Opel Corsa” ka përfunduar në lumin e Lanës, vetëm pak minuta më parë, si pasojë e një përplasjeje. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e zonës ku ndodhet Drejtoria e Policisë, ku mjeti tip “Opel”, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me një taksi tip “Benz” dhe ka përfunduar në Lanë. Polica ndodhet në vendgjarje dhe po heton shkaqet e saj, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.