TIRANE- Ambasadori amerikan, Donald Lu ka mbërritur sot me urgjencë në zyrën e Berishës një ditë pasi ai u bëri thirrje shqiptarëve të pajisen me armë. Deklarata e Berishës ka marrë jo vetëm vemendjen e politikës shqiptare por edhe të diplomacisë dhe medias së huaj. Sot shkruante edhe uashington post se ish-kryeministri Berisha duke folur për ligjin e armëve tha se shqiptarët duhet të armatosen.