Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pajisja e përgjimit, Prokuroria kërkon ekspertim nga Italia 

2016/05/29 at 7:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pajisja e përgjimit, Prokuroria kërkon ekspertim nga Italia 

Prokurorët që po hetojnë çështjen e përgjimeve të dyshuara me pajisjen “IMSI Catcher” kanë hartuar një letërporosi drejtuar palës italiane.


Me anë të letërporosisë, e cila pritet të dërgohet në rrugë procedurale në Itali, Prokuroria kërkon këqyrjen e pajisjes, e cila mendohet se ka hyrë në vendin tonë në mars 2016. Letërporosia për në Itali është hartuar nga grupi i hetimit për arsye se Prokuroria e ka pasur të pamundur deri në këtë moment të këqyrë apo ekspertojë pajisjen e dyshuar. Sipas Prokurorisë, në situatën kur është regjistruar procedimi penal dhe hetuesve nuk u është mundësuar ta këqyrin pajisjen, ka dy rrugë procedurale.

E para është që autoritetet italiane të urdhërojnë misionin Interforce që t’ia dorëzojë pajisjen Prokurorisë shqiptare dhe e dyta, që është më e mundshme, është që policë gjyqësorë nga Italia të vijnë në Shqipëri dhe në prani të hetuesve shqiptarë, ose veçmas, të ekspertojnë pajisjen. Më pas ata mund t’ua bëjnë prezente me akt­ekspertime hetuesve shqiptarë rezultatin e veprimeve të tyre verifikuese me kompjuterin qendror të “IMSI Catcher”. Sipas ekspertëve të fushës, sido që të ndodhë, vlera dhe besueshmëria e akt­ekspertimit është dëmtuar për shkak se hetimi ka nisur prej më se dy javësh dhe pajisja ende nuk është në duart e Prokurorisë.

PAJISJA

Pas hyrjes së saj në Shqipëri nga Porti i Durrësit, mendohet se pajisja është dërguar në Vlorë e më pas është sjellë në Tiranë. Prokuroria regjistroi procedim penal për “shpërdorim detyre” për faktin se nuk ishte zbatuar ligji në futjen e pajisjes në fjalë në vendin tonë. Ditën e parë të hetimit, Prokuroria shkoi në zyrat e Policisë dhe kërkoi këqyrjen e pajisjes, por Policia shqiptare ktheu përgjigjen se pajisja ishte në administrim të misionit Interforce. Prokuroria i kërkoi të dhëna këtij misioni të shtetit italian në Shqipëri, në lidhje me pajisjen dhe po ashtu kërkoi që grupi i hetimit të bënte këqyrjen dhe ekzaminimin e saj. Por, për gati dy javë, organi i akuzës nuk mori asnjë nga përgjigjet që kërkoi. Ndërkohë që përgjigjja nuk vinte, në adresë të Prokurorisë në datën 17 maj mbërriti një letër e ish­drejtorit të Policisë italiane, Alessandro Pansa, ku ai jepte disa të dhëna për hyrjen e pajisjes në Shqipëri dhe përdorimin e saj për trajnimin e efektvëve shqiptarë.

LETËRPOROSIA

Për shkak se letra e ish-­kryepolicit italian ishte pa datë, pa vulë dhe pa firmë, por një dokument krejt i zakonshëm, që shoqërohej vetëm nga një letër përcjellëse e ambasadorit të Italisë në Tiranë, Prokuroria nuk e konsideroi si provë. Për këtë arsye, grupi i hetimit qëndroi në pritje të informacionit të kërkuar nga misioni Interforce dhe gjatë kësaj kohe, mori në pyetje zyrtarët e Policisë shqiptare. Në Prokurori dhanë dëshmitë e tyre drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, zv.drejtori Ardian Çipa dhe zyrtarë të tjerë. Në vazhdim u morën në pyetje specialistë dhe efektivë të Policisë që kanë marrë pjesë në trajnimet e kryera me pajisjen që dyshohet se është përdorur për kryerje përgjimesh të paligjshme./ Panorama



Ju sugjerojmë

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev
Bota

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev

14 Korrik, 2025 8:49 am
Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Aktualitet

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

14 Korrik, 2025 8:35 am
Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
Rajoni

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 Korrik, 2025 8:28 am
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Para
Zbuloni moshën ideale për martesë 

Zbuloni moshën ideale për martesë 

Po ndodh/Alarm për eksploziv, një pako e dyshimtë në Elbasan

Po ndodh/Alarm për eksploziv, një pako e dyshimtë në Elbasan

Tre gjashtat e djallit, ja çfarë ndodh në 06.06.2016

Tre gjashtat e djallit, ja çfarë ndodh në 06.06.2016

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev
14 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë...

Lexo më shumë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
14 Korrik, 2025

Ditën e sotme pritet të nisë aksioni i qeverisë për sekuestrimin e çdo produkti bulmeti, mishi apo qumështi që tregtohet...

Lexo më shumë

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
14 Korrik, 2025

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër...

Lexo më shumë

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
14 Korrik, 2025

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com