Në studion e “Top Storyt” mbrëmjen e së hënës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shpjegoi se pajisja për të cilën akuzohet Policia e Shtetit se po përgjon politikanë, diplomatë e gazetarë, është pjesë e trajnimit me italianët dhe e firmosur nga Bujar Nishani, kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Tahiri tha gjithashtu se, pajisja në fjalë nuk ka mundësi teknike për të përgjuar, ndërkohë që “Top Channel” sjell marrëveshjen në fjalë, të nënshkruar më 19 qershor të 2007-s, e cila në fund mban firmën e Bujar Nishanit.