Teksa debati për përgjimet po vlon në Shqipëri, pasi thuhet se një pajisje përgjimi të cilën e disponon policia shqiptare, edhe pse kjo e fundit e ka mohuar, rrjeti britanik, BBC ka përgatitur një reportazh nga Shqipëria.
Gazetari i BBC ka intervistuar Nesti Vakon, kreun e survejimit në Sigurimin e Shtetit teksa ka udhëtuar Shtëpia e Gjetheve, që përdorej dikur nga Sigurimi i Shtetit.
“Nesti Vako mund të jetë më shumë se 70 vjeç, por e sigurt që nuk e tregon moshën që ka. Në fakt Nesti Vako ishte, ndoshta inxhinieri më i rëndësishëm në regjimin diktatorial të Shqipërisë, nën drejtimin e Enver Hoxhës. Disa nga kolegët e tij ndërtuan 750.000 apo më shumë bunkerë të urdhëruar nga paranojaku Hoxha. Vako ishte për 25 vjet kreu i mbikëqyrjes për policinë sekrete Sigurimit, kështu që ai ishte shumë i rëndësishëm. Ai reagon i zemëruar kur gazetari i sugjeron se ndoshta njerëzit duhet të mbroheshin nga Sigurimi i Shtetit.
“Prokurori i Përgjithshëm duhej të nënshkruante një urdhër për të kryer përgjimet: kishte një afat kohor të kufizuar për të përgjuar dikë. Nuk kishte asgjë të paligjshme,” thotë Vako për gazetarin e BBC. Por Vako shtoi se komunistët bërë kanë “shumë gabime”. “Për shembull ishte ky sistem i çmendur i koperativave bujqësore, ku njerëzve u merreshin derrat dhe delet”, tha ai. “Por ky nuk ishte Enver Hoxha, kjo ishte vetëm disa përpjekje zyrtare për të çuar përpara karrierën e tij”.
Burimi: BBC