Avokati Alban Bregasi mbetet sërish në qeli, ky është vendimi i gjykatës së Posaçme të Apelit. Bregasi akuzohet se ka paguar 120 mijë euro për të dhunuar dhe vrarë ish-bashkëshorten.
Kujtojmë se emrin e avokatit e nxori i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tregoi ofertat që i ishin bërë nga personazhe të shumta për kryerjen e krimeve. Dimani tregoi se nuk e mori përsipër rastin, pasi viktima në fjalë ishte një grua.
Dumani vazhdon në rrëfimin e tij, duke pretenduar se kërkesën e tij e kishte plotësuar shtetasi Eljo Bitri, duke e goditur atë në fytyrë me grushte.
Nga ana tjetër, Bengasi ka kërkuar që të lirohet me argumentimin se Nuredin Dumani është mashtrues./Opinion.al