Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pagat e reja të administratës, ja kush do të përfitojë nga rritja 

2016/12/17 at 9:51 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pagat e reja të administratës, ja kush do të përfitojë nga rritja 

Nga 1 marsi i 2017­-s nis shpërndarja e shtesës për pagat e 110 mijë punonjësve të administratës, që do të variojë nga 7 për qind deri në 36 për qind.

Gazeta “Panorama” zbardh tabelat zyrtare me rritjen e pagave për çdo profesion në administratë, për arsimtarët, pedagogët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët dhe punonjësit mbështetës të administratës. Efekti 10­mujor i shtesës së pagave që do të hyjnë në fuqi më 1 mars do të jetë 6 miliardë lekë, ndërsa efekti vjetor llogaritet 7.2 miliardë lekë.

BUXHETORËT Për punonjësit mbështetës të administratës, ku përfshihen shoferët, rojet, sportelistët, operatorët, magazinierët, rritja e pagës bazë minimale do të jetë 36.3 për qind, ose me 8.000 lekë në muaj. Paga bazë minimale do të bëhet 30.000 lekë, kurse paga bruto minimale në administratën publike, por jo në sektorin privat, shkon rreth 37.500 lekë. Përfitues të rritjes së pagës minimale në administratë për vitin 2017 do të jenë 6 900 punonjës mbështetës. Rritja do të përballohet nga fondi prej 1 miliard lekësh në vit. Duke iu referuar tabelave zyrtare të Ministrisë të Financave, për punonjësit mbështetës, si pastruesit, rroga nga 22 mijë lekë bëhet 37.500. Për rojet, rroga nga 23.750 bëhet 39.484 lekë, ndërsa për shoferët e magazinierët nga 22.650 do të bëhet 41.681 lekë. Për punonjësit e ministrive dhe Këshillit të Ministrave, rrogat do të rriten nga 7 deri në 10%. Konkretisht, specialistit të parë të administratës apo kategoria “III b” rroga i rritet 3.990 lekë, ku nga 57 mijë që paguhet sot nga 1 marsi do të marrë 89.990 lekë. Për kategorinë “IV a” që është specialisti i dytë, rroga do të rritet 3.206 lekë, nga 45.800 lekë paga do të bëhet 70 mijë lekë.

MËSUESIT DHE MJEKËT

Referuar tabelave zyrtare për 34.630 mësues rroga rritet 10%, fondi i shtesës do të jetë 1.3 miliardë lekë. Referuar tabelave, paga për një mësues të shkollës 9­vjeçare nga 61.600 do të jetë 64.650. Pagat e mësuesve në shkollën e mesme nga 64.00 me shtesën do të jenë 67.950. Pagat për 3 826 pedagogë do të rriten 10 për qind, fondi që do të vihet në dispozicion është 450 milionë lekë. Paga e pedagogut nga 91.913 lekë do të bëhet 102.942 lekë, shtesa e rrogës është 11.030 lekë. Edhe pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10%. Përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë. Ndërsa paga e mjekut nga 69.008 lekë do të bëhet 78.095 lekë. Rroga për infermierët nga 39.786 lekë do të jetë 45.561 lekë.

POLICËT DHE USHTARAKËT

Për ushtarakët, rritja e pagës për çdo gradë do të jetë 8%­10%. Përfitojnë rreth 6750 ushtarakë dhe fondi për shtesën e pagës është 480 milionë lekë. Sipas tabelës, rroga për një kapiten rritet 10% apo 5700 lekë, ku nga 57 mijë lekë që paguhet sot një kapiten nga 1 marsi do të marrë 62.700 lekë. Për 10 mijë punonjës të Policisë, pagat do të rriten nga 10% deri në 35%. Fondi për shtesën është 800 milionë lekë. Për një inspektor dhe nëninspektor, paga do të rritet 35%, ku nga 58.930 që paguhen aktualisht nga 1 marsi do të paguhet me 69 mijë lekë.

tab 3tab6tab2tab5tab4tab7

Etiketa: administratapagat e rejaqeveriarritje rrogash

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Video/ Genc Gjokutaj nuk pranon testin e alkoolit, por kjo nuk është hera e parë që ndalohet nga policia 

Video/ Genc Gjokutaj nuk pranon testin e alkoolit, por kjo nuk është hera e parë që ndalohet nga policia 

Video/Rozana Radi përplaset me Devis Xherahun: Ja pse i dhashë zero pikë 

Video/Rozana Radi përplaset me Devis Xherahun: Ja pse i dhashë zero pikë 

Video/ Kundërshtoi policinë, ja si u arrestua avokati i njohur 

Video/ Kundërshtoi policinë, ja si u arrestua avokati i njohur 

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com