Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Padroni i Elbasanit, kryebashkiaku Qazim Sejdini me prona në Jug

2016/03/16 at 12:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Padroni i Elbasanit, kryebashkiaku Qazim Sejdini me prona në Jug

TIRANE- Është zgjedhur 3 herë radhazi kryetar i Bashkisë së Elbasanit, nën siglën e Partisë Socialiste dhe Qazim Sejdini njihet si një nga miqtë e kryetarit Edi Rama.

Është përfolur disa herë në media, siç ishte edhe rasti i videos ku kërcënonte gazetarët para zgjedhjeve të mos flasin e të mos shkruajnë kundër tij.

Sot portali boldnews ka zbardhur pasurinë e tij dhe të shumë kryebashkiakëve të tjerë që janë kthyer në padronë të qyteteve, pasi janë zgjedhur për disa vite radhazi dhe janë kamur, mbase edhe në mënyrë të paligjshme….

Duke iu referuar rastit të Qazim Sejdinit, përmes deklaratës së tij të pasurisë që u publikua fillimisht nga boldnews mësojmë se ai disponon një pasuri të majme kryesisht në Jug të vendit.

“Asetet e tij ndodhen në jug të vendit dhe kryesisht në Fier. Në këtë qytet Sejdini ka një vilë me sipërfaqe 478 m2 dhe me vlerë 350 milion lekë (të vjetra), një banesë prej 120 m2 me vlerë 100 milion lekë (të vjetra), një magazinë prej 840 m2 me vlerë 250 milion lekë (të vjetra) si dhe dy zyra të mëdha me një vlerë totali prej 86 milion lekësh (të vjetra)”, thuhet në artikull.

Në Vlorë ka një banesë 130 m2 me vlerë 63 milion lekë (të vjetra), dhe një tjetër me sipërfaqe 102 m2. Sejdini ka 3 makina në pronësi që shkojnë rreth 50 milion lekë (të vjetra).

Por përveç pronave, kryebashkiaku i Elbasanit ka edhe shumë borxhe pasi ka marrë nga bankat e nivelit të dytë rreth 270 milion lekë kredi.

Bashkëshortja e Qzim Sejdinit nëpërmjet “Ujori Sh.p.k”, një agjensi doganore në emër të saj, ka përfituar qindra miliona lekë që prej vitit 2004. Gjithashtu edhe fëmijët e kryebashkiakut Sejdini kanë arritur të punësohen në institucione shtetërore me paga relativisht të larta dhe të merren gjithashtu me aktivitete private.

Viti elektoral 2013, për familjen Sejdinin do të ishte i artë kjo dhe për shkak të një ngërçi institucional të Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Parurive. Në këtë vit, bashkëshortja e Sejdinit deklaron se ka fituar plot 200 milion lekë nga kompania “Ujori Sh.p.k” , ndërkohë që një vit më parë, në 2012, nuk i kalonte 4.7 milion lekë të ardhura (të vjetra).

Po në 2013, të ardhurat për fëmijët e kryebashkiakut u rritën në 31 milion lekë ndërsa u shtohen edhe një apartament në Vlorë me sipërfaqe 102 m2. Gjithashtu familjes Sejdini shtoi listën e aseteve edhe me një ndërtesë me sip. 831 m2 por nuk specifikohet vlera si dhe vendndodhja.

Marrë nga boldnews.al

Ju sugjerojmë

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
Sport

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

30 Qershor, 2025 7:06 pm
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Aktualitet

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025 6:31 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë
Bota

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë
Bota

Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë

30 Qershor, 2025 6:16 pm
Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
Kronikë

Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

30 Qershor, 2025 5:55 pm
Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

30 Qershor, 2025 5:37 pm
Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
Bota

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

30 Qershor, 2025 5:20 pm
Para
Policia e Tiranës kërkon ndihmën tuaj! Është me pagesë

Policia e Tiranës kërkon ndihmën tuaj! Është me pagesë

Instagrami po bëhet si Facebook

Instagrami po bëhet si Facebook

Zbulohet lidhja e tenorit Saimir Pirgu

Zbulohet lidhja e tenorit Saimir Pirgu

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
30 Qershor, 2025

Kanë kaluar katër vite që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, por fansat ende ëndërrojnë rikthimin e legjendës argjentinase...

Lexo më shumë

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
30 Qershor, 2025

Nëse mendonim se në korrik do të qetësoheshim, yjet nuk do të na lënë rehat. Në parashikimin e muajit për...

Lexo më shumë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
30 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të...

Lexo më shumë

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
30 Qershor, 2025

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com