Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paditet shefi i Telegramit, i ndalohet largimi nga Franca 

2024/08/29 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Paditet shefi i Telegramit, i ndalohet largimi nga Franca 

Shefi i Telegramit, Pavel Durov, është paditur për dështim të ndalimit të përmbajtjes ekstremiste dhe ilegale në platformën e njohur dhe do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve. Kështu ka njoftuar Zyra e Prokurorit në Paris. 

Po ashtu ai duhet të paraqitet në stacionin policor dy herë në javë dhe i është ndaluar largimi prej Francës. Gjyqtarët hetues në Paris kanë kërkuar që shefi i Telegramit të paguajë 5 milionë euro si garanci. 

Durov, i lindur në Rusi, por që ka edhe shtetësi franceze, është ndaluar në aeroportin Le Bourget në Paris, më 24 gusht, dhe është marrë në pyetje. Sipas raportimeve të mediave franceze, ai është ndaluar me kërkesë të një departamenti special brenda Ministrisë së Brendshme të Francës, e cila angazhohet për hetim të krimeve kundër të miturve. 

Dyshohet që platforma e udhëhequr prej Durovit është duke u përdorur për të siguruar materiale për abuzim seksual të fëmijëve dhe trafikim të drogës, dhe që Telegrami ka refuzuar t’i dorëzojë informacionet apo dokumentet që kanë kërkuar hetuesit. 

Zyra e Prokurorit ka thënë se akuzat ndaj tij nënkuptojnë që nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me 10 vjet burgim dhe 500.000 euro gjobë. 

Akuzat preliminare, sipas ligjit francez, nënkuptojnë që prokurorët kanë arsye për të besuar që është kryer një krim, mirëpo kanë nevojë për më shumë hetime. 

Telegrami ka thënë përmes një deklarate më 25 gusht se Durov nuk ka asgjë për të fshehur, dhe që është absurde të ndalohet shefi i kompanisë për abuzimet që ia ka bërë dikush platformës. 

Përveç shtetësisë ruse dhe franceze, Durov ka edhe pasaporta të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të një shteti të vogël në Karaibe. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 27 gusht se dyshimet kundër Durovit janë “shumë serioze” dhe që “duhen dëshmi për t’u vërtetuar që janë aq serioze”, për t’i zhdukur dyshimet e shumë njerëzve që besojnë se miliarderi është arrestuar mbi motive politike. 

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë më 26 gusht se arrestimi i Durovit është kryer vetëm në bazë të hetimeve të pavarura. 

Telegrami është themeluar nga Durov dhe vëllai i tij, më 2013, pas shtypjes që u ka bërë Qeveria ruse protestave masive pro-demokracisë në Moskë, më 2011 dhe 2012. 

Një prej avantazhe të platformës është që bisedat janë të sigurta dhe garantohet anonimiteti i përdoruesve. 

Në grupe nuk shihet numri kontaktues i një personi. 

Durov pati thënë në disa intervista se Telegrami synon të jetë “platformë neutrale” dhe jo “lojtare në gjeopolitikë”. Megjithatë, kritikët në Ukrainë besojnë se në platformë përhapen dezinformata dhe lehtësohen veprime ilegale. Disa e akuzojnë Telegramin se ka lidhje me shtetin rus dhe ka kontribuar në përpjekjet e tij për luftë në Ukrainë. 

Telegrami, tani me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues dhe shumica e tyre janë në Rusi, Ukrainë dhe ish-republika tjera sovjetike./REL 

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Rindërtohet gjimnazi “Isa Boletini” në Vlorë, Rama: Do i hapë dyert për 350 nxënës e mësues! Standarde moderne 

Rindërtohet gjimnazi “Isa Boletini” në Vlorë, Rama: Do i hapë dyert për 350 nxënës e mësues! Standarde moderne 

Emrat/ Pësoi goditje nga i nxehti, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Greqi. Policia arreston prindërit 

Greqi/ Motori përplaset me stacionin e autobusit, humb jetën 18-vjeçari shqiptar 

Çfarë po ndodh në Bulqizë? Më shumë se 65 banorë të helmuar janë paraqitur në spital këto 2 ditë 

Kosovë/ 2-vjeçarja humb jetën pasi iu rrokullis djepi ku ishte e lidhur 

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com