Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Padia/ Si e filmoi policen në dush dhe i bëri shantazh

2016/01/03 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Padia/ Si e filmoi policen në dush dhe i bëri shantazh

Një i ri nga Elbasani është në akuzë pasi vetëm pak muaj më parë në mënyrë të fshehtë filmoi në dush ndërsa lahej, një oficere policie. Filmim të cilin më pas e përdori si shantazh ndaj oficeres për ti marrë shumë e parave prej 500 mijë lekësh.

I riu quhet Mario Bici, i cili mbrëmjen e 24 gushtit, u avit pranë dritares së tualetit të R.L, oficere policie në Elbasan e cila po bënte dush në tualetin e shtëpisë së saj njëkatëshe në Elbasan.

Gjatë kohës që ishte në dush, oficerja ka dëgjuar zhurmë në dritaren e tualetit dhe ka parë një djalë të ri që po e filmonte. Ajo i ka thirrur por djali është larguar. Duke qenë se kallëzuesja ka qenë e zhveshur, nuk ka mundur të ndjekë djalin, i cili ka kaluar murin e oborrit dhe është larguar me vrap.

Dy ditë më pas, mëngjesin e datës 26 gusht, në derën e shtëpisë së saj ka gjetur një letër anonime, në të cilën shkruhej se “duhej të linte 500 euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, në orën 22.00 të mbrëmjes së asaj dite, pasi në të kundërt pamjet e saj nudo në dush do të bëheshin publike në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme interneti”.

Me të marrë këtë letër, shtetasja R.L. ka bërë kallëzim pranë kolegëve të saj në Elbasan. Pas nisjes së hetimit, oficerja e policisë R.L., në këtë rast edhe e dëmtuar, u autorizua për të kryer veprime simuluese “dorëzim i kontrolluar i një zarfi” në vendin e paracaktuar nga letërshkruesi. Në çdo lëvizje ajo u mbikëqyr nga forcat e policisë.

Mbi bazën e autorizimit, oficerët e policisë gjyqësore printuan nga interneti një 100 euro me numër serial (pesë të tilla) dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja dhe para orës 22 të datës 26 gusht 2015, ajo me automjet shkoi tek koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi dhe hodhi aty zarfin.

Sapo ajo u largua, një person u afrua te koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap.

Ai u identifikua si shtetasi Mario Bici, i datëlindjes 1993, banues në Elbasan. Me vete, krahas zarfit “me para”, atij iu gjet dhe një aparat telefoni celular ‘NOKIA E51’, me numër serie përkatës, me kartë me numër Vodafon dhe një kartë memorie, të cilat u kqyrën dhe u dokumentuan fotot e zhveshura të oficeres.

Mario Bici pranoi autorësinë e krimit dhe ndër të tjera deklaroi se në datë 24 gusht 2015, në ecje e sipër kishte parë një dritare të hapur të një shtëpie private dhe një femër të zhveshur. Ishte afruar dhe me telefon e kishte filmuar atë. Ajo e kishte parë dhe i kishte thënë “çfarë bënte”. Ai ishte larguar. Kur kishte shkuar në shtëpi të tij, kishte vendosur të shkruante një letër ku t’i kërkonte asaj 500 euro, në këmbim të mosbërjes publike të pamjeve të saj zhveshur.

Pas kësaj kishte bërë një kopje pamjeve filmike, duke i hedhur në një kartë memorie. Në orët e para të datës 26.08.2015, letrën bashkë me kartën e memories kishte shkuar dhe ia kishte hedhur te dera e oborrit. Pas kësaj, ai kishte pritur nëse ajo vërtet do t’ia dërgonte paratë në vendin që i kishte caktuar.

Në darkë të datës 26 gusht 2015, rreth orës 19.00, ai kishte dalë tek vendi i caktuar për të marrë paratë. Pasi e pa atë që zbriti nga një makinë dhe hodhi në kosh të plehrave një zarf, dhe u largua, ai u afrua te koshi dhe mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua.

Ju sugjerojmë

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!
Aktualitet

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!

19 Maj, 2025 12:34 pm
Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
Aktualitet

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

19 Maj, 2025 12:29 pm
Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar
Aktualitet

Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

19 Maj, 2025 12:17 pm
Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë
Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

19 Maj, 2025 12:16 pm
Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…
Aktualitet

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…

19 Maj, 2025 12:06 pm
Në qeli pasi plagosi punonjësin e IMT/Vetëvritet në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari
Aktualitet

Në qeli pasi plagosi punonjësin e IMT/Vetëvritet në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari

19 Maj, 2025 12:05 pm
Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk është për klimën, është për jetën
Aktualitet

Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk është për klimën, është për jetën

19 Maj, 2025 11:54 am
“Miku im Edi Rama fiton përsëri”/ Kurz vlerëson reformat në Shqipëri
Aktualitet

“Miku im Edi Rama fiton përsëri”/ Kurz vlerëson reformat në Shqipëri

19 Maj, 2025 11:42 am
Vrasja e Inez Hajrullës/Apeli i GJKKO lë në burg Leonard Luzin dhe 2 bashkëpunëtorët
Aktualitet

Vrasja e Inez Hajrullës/Apeli i GJKKO lë në burg Leonard Luzin dhe 2 bashkëpunëtorët

19 Maj, 2025 11:27 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë, dështon për të 18-tën herë konstituimi i Kuvendit

19 Maj, 2025 11:26 am
Para
Kur do Amerika, politikanët shqiptarë ndryshojnë edhe…

Kur do Amerika, politikanët shqiptarë ndryshojnë edhe...

Fotolajm/ Kur Rama ishte i vogël dhe i qeshur!

Fotolajm/ Kur Rama ishte i vogël dhe i qeshur!

Fotot e reja/ Qytetarët ironizojnë: Obama! Mjaft kopjove Veliajn!

Fotot e reja/ Qytetarët ironizojnë: Obama! Mjaft kopjove Veliajn!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!
19 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK për plotësim dosjen hetimore ndaj ish-deputetit të PD, Asllan Dogjani. GJKKO i ka...

Lexo më shumë

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
19 Maj, 2025

Një prift ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës teksa ishte duke e rregulluar atë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar
19 Maj, 2025

Pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja renditi sot rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën ndaj kriminalitetit në vitin 2025,...

Lexo më shumë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë
19 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com