Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës në kuadër të verifikimit që po bëhet me padinë e Presidentit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Prokurori që ka në dorë çështjen, Alket Mersinaj, do të marrë në pyetje Avokaten e Popullit në lidhje me të gjitha verifikimet dhe pretendimet e ngritura nga Presidenti Meta në adresë të Dvoranit por edhe vetë pretendimet e institucionit që Ballanca drejton.
Kujtojmë se Meta e ka akuzuar kreun e KED se i ka mohuar pjesëmarrjen në vendimmarrjet kyç të KED, Avokatit të Popullit duke penguar kështu transparencën.
Gjatë ditës së nesërme, Prokuroria ka thirrur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. /Opinion.al