Kolegji Zgjedhor vendosi këtë të hënë të rrëzojë padinë e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Kamzës. Kështu zgjedhjet në këtë bashki nuk do të përsëriten.
Rezultati i Kamzës nuk ndryshon dhe Rakip Suli, i Partisë Socialiste, mbetet fitues.
Katër ditë më parë, Kolegji mori të njëjtin vendim edhe për ankimimin e “BF” për Bashkinë e Belshit.
Ndërkohë, sa i takon Bashkisë së Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten zgjedhjet, pasi ankimimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u pranua.