Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pacolli fiton gjyqin me gazetarin, gjykata zvicerane e dënon me gjobë

2016/11/21 at 6:34 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pacolli fiton gjyqin me gazetarin, gjykata zvicerane e dënon me gjobë

Behgjet Pacolli ka fituar gjyqin ndaj gazetarit Enver Robellit në një gjykatë zvicerane në Zurich. Politikani i njohur kosovar e kishte paditur Robellin për disa shkrime të tij në media.

Një Gjykatë në Zurich të Zvicrës ka dënuar për shpifje Enver Robellin, gazetar i “Koha Ditore” dhe “Tages-Anzeiger”.

Në bazë të vendimit të gjyqit, të siguruar nga Gazeta Express, Robelli është gjobitur me 1500 franga zvicrane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për t’i paguar shpenzimet e gjyqit.

Gazeta “Express” ka kontaktuar gazetarin Robelli, por ai ka mohuar se është dënuar nga Gjykata.

“Është e pavërtetë. Është thjesht një manipulim dhe keqpërdorim të dhënash, asgjë me shumë”, tha ai të hënën.

Më 4 mars 2015, Behgjet Pacolli kishte paralajmëruar padi ndaj Robellit përmes një postimi në Facebook. Presidenti i AKR-së kishte bërë akuza të rënda në adresë të gazetarit, duke e akuzuar madje se i kishte kërkuar 60 mijë euro për t’ia shkruar biografinë.

“Ky njeri, pas intervistave pozitive që më ka bërë në Kohën Ditore më ka kërkuar 60 mijë euro, për të shkruar librin e jetës sime. Ka dhe dëshmitarë për këtë kërkesë e kjo daton nga atëherë kur unë hyja në politikë. Ja kam refuzuar kërkesën e tij, dhe prej atëherë ai vazhdimisht ka shpifur pa u lodhur duke denigruar figurën time, emrin tim, biznesin tim, partinë time. Kam heshtur shumë gjatë e tani nuk do ta duroj më. Intervistat dhe profilet që ky njeri më ka botuar në gazetën Koha Ditore pak kohë para se unë të hyja në politikë janë plot me vlerësime pozitive në adresën time”, kishte shkruar Pacolli.

“Vërtet më u shtjerr durimi. Unë këtë njeri nuk e duroj dot më. Prita se mos një ditë do të bënte shqyrtimin e ndërgjegjes së vet dhe do të ndalej, por nuk e bëri. Do ta përndjek gjyqësisht në të gjitha nivelet e drejtësisë, posa të kthehem në Kosovë nga kjo rrugë. Le të provojë shpifjet e veta para drejtësisë se unë paskam thënë se “Serbia është nëna e Kosovës”, ose “unë nuk isha Konzull nderi i Liberisë” e shumë denigrime e ofendime tjera”, kishte shkruar ai.

1 gjyqi2 gjyqi3 gjyqi

Ju sugjerojmë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Tetor, 2025 7:34 am
Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Para
Intervista/ Ylli Polovina: Pse e shkruajta letrën kundër Kadaresë në ‘71

Intervista/ Ylli Polovina: Pse e shkruajta letrën kundër Kadaresë në ‘71

Ish-kapiteni Lorik Cana publikon foton më të “ngrohtë” !

Ish-kapiteni Lorik Cana publikon foton më të “ngrohtë” !

Video/ Shqiptari tenton të grabisë biznesmenin e famshëm

Video/ Shqiptari tenton të grabisë biznesmenin e famshëm

TE FUNDIT

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
29 Tetor, 2025

Dhjetë urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve ka...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
29 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
29 Tetor, 2025

Dashi Ambienti planetar do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe...

Lexo më shumë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com