Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pablo Escobar, si 25 vjet më parë u vra super-trafikanti i drogës!

2018/12/03 at 9:49 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Pablo Escobar, si 25 vjet më parë u vra super-trafikanti i drogës!

Disa e kujtojnë si “Robin Hood”-i i Kolumbisë, por për shkak të tij në 20 vjet humbën jetën mijëra persona. Vila e tij bunker, do të bëhet një park lojërash në kujtim të viktimave


Ka përfunduar në një tarracë të Medelinit, në 2 dhjetor të vitit 1993 historia më e madhe e narko-trafikantit në botë: nën goditjet me armë të policisë, 25 vjet më parë do të vritej Pablo Escobar, baron i kokainës. Një skenë që është portretizuar edhe në një pikturë të famshme të kolumbianit Fernando Botero. Atë ditë – një ditë pas 44-vjetorit të lindjes dhe pesë muaj pasi u shfaq në për të shtatën herë në listën e “Forbes”, për njerëzit më të pasur të planetit – trupi i gjakosur i Escobar-it që ndodhej mbi tarracë, shfaqej nga televizionet dhe u konsiderua nga policia si një “trofe”. Që atëherë, përvjetori është përjetuar në Kolumbi si një përzierje mes urrejtjes dhe adhurimit, dhimbjes dhe mirënjohjes.

25 vjet më vonë, autoritetet po përgatiten të prishin ndërtesën e Monakos, selia-bunker e mbretit të trafikut të drogës, në rrethin e El Poblado. Në vend të saj do të ndërtohet një park publik i dedikuar për mijëra njerëz të vrarë në Kolumbi nga ‘narkoterrorizmi’, pra në luftën midis karteleve të drogës që luftuan njëra me tjetrën dhe kundër shtetit në vitet ’80 dhe ’90.

I mallkuar, i pranuar me turp, ndonjëherë i nderuar, por kurrë nuk u injorua. “Shefi” përgjegjës për mijëra vdekje është bërë një fenomen që tejkalon kufijtë e Kolumbisë. Trafiku i drogës shkaktoi të paktën 3 mijë të vdekur dhe frika mbizotëronte jetën e përditshme në ato vite, por Escobar mishëroi një model të “hakmarrjes sociale për të varfrit”, të cilëve iu dha “shtëpi, punë, para dhe bizhuteri”, thotë Omar Rincon, ekspert i Universitetit të Los Andes. Aq shumë që shumë e kujtojnë atë si “Robin Hood kolumbian”.

Për Escobar-in shkroi fituesi i çmimit “Nobel”, Gabriel Garcia Marquez në “Notizia di un sequestro” e tij dhe kohët e fundit historia e tij ka frymëzuar “Netflix”-in me serinë televizive “Narcos”. E veja dhe fëmijët e tij, si dhe vëllai dhe e dashura më e njohur, shkruan për jetën e tyre pranë tij; si dhe policët që luftuan kundër tij dhe ish-krahu i tij i djathtë, Popeye. Në fund, shijet ekstravagante të atyre që nga një kriminel i mitur, u bë një nga njerëzit më të pasur në botë, nuk e kontaminuan vetëm mafien: sot ata që shëtisin me makina luksoze, veshin këmisha me jakë të hapur, që zbulojnë zinxhirët e floririt në qafë, ndoshta duke mbajtur afër një bionde të lyer, ato janë për shumë njerëz simbole të suksesit.

“Ne nuk duam që të ketë fëmijë që thonë se duan të jenë si Pablo Escobar kur të rriten”, – shpjegon Manuel Villa, Kancelari i qytetit të Medellin, i cili ka nisur numërimin së prapthi para shkatërrimit të ndërtesës Monako. Pallati gjigant i bardhë tetë-katësh, ku Escobar ka përjetuar periudhën e fundit, simbol dekadent dhe pasuri e mafies kolumbiane në vitet ‘80 dhe ‘90, ka rënë në gjendje e keqe në vitet pas vdekjes së trafikantit më të madh të drogës.

Ai mbart ende plagët e sulmit të parë me bomba të makinave në Kolumbi në vitin 1988, që shënoi fillimin e një lufte të përgjakshme ndërmjet karteleve rivale të drogës. Prishja është caktuar për në muajin shkurt 2019. “Monako është bërë një vend i faljes për krimin dhe terrorizmin. Më shumë se shkatërrimi i asaj ndërtese, prishja ka të bëjë me shkatërrimin e një strukture në aspektin mendor”, thotë Villa.

Sipas autoriteteve të Medellinit, në dhunën e trafikut të drogës janë vrarë 46,612 persona në mes të vitit 1983 dhe 1994. Parku do të ndërtohet në vend të ndërtesës dhe do të kushtojë 2,5 milionë $, ndërsa rinovimi i shtëpisë së shkatërruar do të kushtojë 11 milionë dollarë.

Përshtati: Shqip ‘online’

Etiketa: Pablo Escobartrafikanti i droges


Ju sugjerojmë

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh
Bota

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

4 Shtator, 2025 10:55 am
Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë
Bota

Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë

4 Shtator, 2025 10:15 am
SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

4 Shtator, 2025 9:44 am
Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
Bota

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

3 Shtator, 2025 4:28 pm
Para
Kryemadhi: Rama heshti se kishte frikë, ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë

Kryemadhi: Një mandat i dytë i Veliajt në Tiranë, rrezikon Edi Ramën

Enca ka përgjigje për ata që i thonë shembull i keq: Ndiqni vipa hipokritë

Enca: Pagesa varet nëse jam në koncert apo mbrëmje private

Video e rrëmbimit të Ervis Troqes, Hoxha: Ja çfarë ndodhi në Vlorë

Video e rrëmbimit të Ervis Troqes, Hoxha: Ja çfarë ndodhi në Vlorë
















TE FUNDIT

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
4 Shtator, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar këtë të enjte me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në fundin e takimit me në eventin "Shqipëria Turistike 2030", nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta edhe me...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në eventin “Shqipëria Turistike 2030” u shpreh se një karrige jashtë nga bizneset duhet të...

Lexo më shumë

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
4 Shtator, 2025

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com