Kryeministri Rama ka uruar Pashkët Ortodokse.
Ai ka zgjedhur të postojë një urim në Facebook në orën 11:00 lokale, një orë para mesnatës, por që përkon me mesnatën e Greqisë prej ku ndodhen shumë besimtarë ortodoksë si dhe kreu i Kishës Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos.
“Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte feston GËZUAR PASHKËT”, shkruan Rama. /Opinion.al