Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.
Blair shkoi në Kosovë në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të vendit.
Presidentja Osmani, e ka quajtur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair “kampion të popullit të Kosovës”.
“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.