Agjencia e prokurimeve publike njofton se OSSHE ka dhënë një tender mbi 1 milionë euro në një procedurë pa konkurrencë. Kompania “Remonti Elektrik Elbasan” është shpallur fituese për të kryer riparim transformatorësh në shumën e 134 milionë lekëve (të reja).
Kjo kompani është në pronësi të shtetasve Alban Mësonjësi, Besnik Lulaj dhe Janaq Jorgji. Sipas gazetës Shqiptarja.com që publikoi lajmin, të tre këta persona kanë blerë aksione nga kompanitë e Kokëdhimës në vitin 2013 kur ai u zgjodh deputet.
“Mësohet se lidhjet e ngushta mes tyre vijojnë, pasi Janaq Jorgji është një drejtues i ‘Radio+2’, pronë e familjes Kokëdhima. Edhe Alban Mësonjësi dhe Besnik Lulaj janë punonjës të kompanive të familjes Kokëdhima”, shkruan më tej Shqiptarja.com.