Prezenca e OSBE në Tiranë ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
Përmes një reagimi në Twitter, prezenca e OSBE shkruan se presin me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm me Presidentin e ri.
“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”,-shkruhet në reagim
Bajram Begaj u zgjodh të të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim./Opinion.al