Në momentin që fiksimi për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme bëhet ekstrem, ka rrezik të kthehet në një patologji, që quhet Ortoreksi.
Sipas Steven Bratman, themeluesi i këtij termi që prej vitit 1997, ndër sjelljet më tipike që shfaqen tek njerëzit e prekur nga Ortoreksia janë:
1. Kalimi i më shumë se 3 orëve në ditë duke menduar për ushqimin.
2. Seleksionimi i ushqimeve më shumë për të mirat që i sjellin shëndetit, sesa për shijen që kanë.
3. Ndjenja e fajit atëherë kur nuk ndiqet dieta e zakonshme.
4. Të ndihesh zot i vetes, vetëm kur ke ngrënë ushqimin që duhet.
Këto janë faktorë që e lidhin këtë ç’rregullim të ushqimit, në kategoritë e reja të karakterit obsesiv dhe të dallohet nga patologji të tjera, si anoreksia ose bulimina, që lidhen më shumë me sasinë e ushqimit, sesa me cilësinë e tij.
Shpesh janë prindërit ata që janë të prekur nga kjo patologji dhe që duke qenë të kujdesshëm më shumë seç duhet, krijojnë tek fëmijët edhe mungesa fizike, që vijnë nga një dietë e rreptë.
Të kurosh një rast me ortoreksi nuk është aspak e lehtë edhe për faktin se ushqimet e sotme nuk janë më ashtu siç kanë qenë.