Në kuadër të rekrutimit të ushtarëve profesionistë që është bërë nga Ministria e Mbrojtjes, duket se në radhët e ushtrisë do të kemi edhe një bukuroshe të ekraneve shqiptare si Orinda Huta.
Mesa duket paga që ofron MB ka qenë e kënaqshme dhe Orinda ka vendosur ti bashkohet ushtarëve profesionistë…
Sigurisht që kjo është një shaka, (edhe pse punojësit e FASH do donin të kishin të kishin në radhët e tyre, një biondje të bukur), por Orinda është duke përgatitur një tjetër puntatë për “Vizionin e Pasdites”, programin e pasdites në Vizion ku ka vendosur që të kalojë një ditë në radhët e ushtrisë shqiptare.
Duke qenë se uniforma e ushtarit i shkon shumë dhe veshjet ushtarake janë shumë “in” këtë vit, i sugjerojmë Orindës të vishet më shpesh kështu.