De Biasi është trajneri që realizoi ëndrrën e shqiptarëve për të marrë pjesë në një kompeticion të madh të futbollit. Në vitin 2016, Shqipëria luajti në Kampionatin Europian të Futbollit në Francë. Giani De Biasi u lidh shumë me vendin tonë, aq sa mori edhe pasaportën shqiptare.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në programin Soiree, gazetari Marin Mema, u shpreh se në Itali kishte gjetur arbëresh me mbiemër DeBiasi.
Marini tregoi për publikun se rreth 44 km larg Pescaras, në Italinë Qendrore ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biasi. Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, pasi ai vetë personalisht nuk ka informacion.
De Biassi , nisur nga konstatimi i Marinit për arbëreshët me mbiemrin e tij në Itali, si dhe lidhjen e fortë me shqiptarët tha me shaka, se ai nuk e dinte se ishte shqiptar.