Nga Slavoj Zizek
A ishin sulmet seksuale të kohëve të fundit në Këln një sulm i paramenduar ndaj vlerave perëndimore dhe ndjenjës së mirësjelljes të klasës së mesme?
Kush është “Tetëshja e urryer” në filmin e Kuintin Tarantinos me të njëjtin emër? I gjithë grupi i pjesëmarrësve – racistët e bardhë dhe ushtarët i zi i Unionit, burra dhe gra, zbatues të ligjit dhe kriminelë – ata janë njëlloj të ligj, brutalë dhe hakmarrës.
Momenti më e turpshëm në film ndodh kur zyrtari me ngjyrë (i luajtur shkëlqyeshëm nga aktori Samuel L. Jackson) i rrëfen në detaje dhe me kënaqësi të dukshme një gjenerali të Konferedatës sesi i kishte vrarë djalin e tij racist, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e zezakëve.
Pasi e detyron atë të marshojë lakuriq nëpër motin e acartë, Xheksoni i premton djalit të bardhë që po ngrin, se do t’i japë një mbulesë të ngrohtë në qoftë se ai i kryen seks oral, por pasi djali e bën këtë, Xhekson e shkel premtimin e tij dhe lë të vdesë.
Kështu që nuk ka njerëz të mirë në luftën kundër racizmit – ata janë të gjithë të zhytur në të me brutalitetin më të madh.
A nuk është leksioni që nxirret nga sulmet e fundit seksuale në Këln, i ngjashëm me atë të filmit? Edhe në qoftë se (shumica) e refugjatëve janë efektivisht viktima që ikin nga vendet e tyre shkatërruara, kjo nuk i pengon ata të veprojnë në një mënyrë të neveritshme.
Ne priremi të harrojmë se nuk ka asgjë shëlbuese ndaj vuajtjes:të qenit një viktimë, në fund të shkallës sociale, nuk ju bën një zë të privilegjuar të moralit dhe drejtësisë.
Por, kjo pasqyrë e përgjithshme nuk është e mjaftueshme, përkundrazi duhet një vështrim më i afërt i situatës që prodhoi incidentin e Këlnit. Në analizën e tij të situatës globale pas akteve terroriste të Parisit, Alen Badu dallon tri lloje dominuese të subjektivitetit në kapitalizmin e sotëm global:subjektin e “qytetëruar” liberal-demokratik perëndimor të klasës së mesme; ata jashtë perëndimit, por të zotëruar nga “dëshira për perëndimin”, që përpiqen dëshpërimisht të imitojnë jetesën e “civilizuar” të klasës së mesme perëndimore; dhe së fundmi nihilistët fashistë, zilia e të cilëve në perëndim kthehet në një urrejtje vdekjeprurëse dhe vetëshkatërruese.
Badu bën të qartë se ajo që mediat e quajnë “radikalizëm” të myslimanëve, është një fashizëm i thjeshtë dhe i pastër:”Ky fashizëm është e kundërta e dëshirës frustruese për perëndimin, i organizuar në një mënyrë pak a shumë ushtarake sipas modelit fleksibël të një bande mafioze dhe me ngjyrimet ideologjike të ndryshueshme, ku vendi që zë feja është thjesht formal”.
Ideologjia e klasës së mesme perëndimore ka dy tipare të kundërta:ajo shfaq arrogancën dhe besimin në superioritetin e vlerave të saj (të drejtat dhe liritë universale e kërcënuara nga të barbarët e jashtëm), por, në të njëjtën kohë, ajo është e obsesionuar nga frika se territori i saj i kufizuar do të pushtohet nga miliarda njrrëz, të cilët nuk llogariten në kapitalizmin global, përderisa ata as nuk prodhojnë komoditete dhe as i konsumojnë ato. Frika e anëtarëve të saj, është se ata do të bashkohen me të përjashtuarit.
Shprehja më e qartë e “dëshirës për perëndimin” janë refugjatët emigrantë:dëshira e tyre nuk është revolucionare, përkundrazi duan të lënë pas banesat e tyre të shkatërruara dhe ribashkohen në tokën e premtuar të perëndimit të zhvilluar. (Ata që mbeten prapa, përpiqet të krijojnë një kopje të mjerueshme të zhvillimi perëndimor, si pjesë të “modernizimit”.
Në çdo metropol të botës së tretë, në Luanda, Lagos etj, me kafeteritë që shërbejnë kapuçino, qendrat tregtare, dhe kështu me radhë). Por përderisa për shumicën e madhe të pretenduesve, kjo dëshirë mund s’mund të plotësohet, një nga mundësitë e mbetura është ndryshimi nihilist:frustrimi dhe zilia ndaj perëndimit i radikalizon në një urrejtje vrasëse dhe vetë-shkatërruese, dhe njerëzit angazhohen në hakmarrje të dhunshme. Badu thotë se kjo dhunë një shprehje e pastër e forcave vdekjeprurëse, një dhunë që mund të kulmojë në akte orgjiastike të (vetë)shkatërrimit, pa ndonjë vizion serioz të një shoqërie alternative.
Badu ka të drejtë kur thekson se nuk ka potencial emancipues tek dhuna fondamentaliste, sado anti-kapitaliste që ajo pretendon të jetë:është një fenomen rreptësisht i qenësishëm në universin global kapitalist, “fantazma e fshehur” e saj.
Fakti themelor i fashizmit fondamentalist është zilia. Fondamentalizmi mbetet i rrënjosur në dëshirën për perëndimin dhe në urrejtjen e saj shumë të madhe ndaj perëndimit. Kemi të bëjmë këtu me ndryshim standard të dëshirës së frustruar në agresivitetin e përshkruar nga psikoanaliza, dhe Islami vetëm sa siguron terrenin për këtë urrejtje (vetë)shkatërruese.
Ky potencial shkatërrues i zilisë është baza e dallimit të njohur që Ruso bënte ndërmjet egoizmit, amour-de-Soi (dashuria ndaj vetvetes që është e natyrshme), dhe amour-propre, preferencën e çoroditur të vetes ndaj të tjerëve, në të cilin një person fokusohet jo në arritjen e një qëllimi, por në shkatërrimin e pengesave për të:”Pasionet primitive, të cilat priren të shkaktojnë lumturinë tonë, na bëjnë të merremi vetëm me objektet që lidhen me to, dhe parimi i të cilës është vetëm amour-de-Soi, janë të gjitha në thelbin e tyre të dashura; megjithatë, kur shmangen nga objektet e tyre tek pengesat, ata janë më të zënë në përpjekjen për heqjen e këtyre të fundit, se sa me objektin që përpiqen të arrijnë, dhe ndryshojnë natyrën e tyre duke u bërë gjaknxehtë dhe urryes.
Kjo është mënyra se si dashuria për vetveten, që cila është një ndjenjë fisnike dhe absolute, bëhet krenari në raport me të tjerët, që do të thotë, një ndjenjë e afërt me atë që e krahason veten, një ndjenjë që kërkon preferenca, gëzimi i të cilës është thjesht negativ dhe që nuk përpiqet të gjejë kënaqësi në mirëqenien vetjake, por vetëm në fatkeqësinë e të tjerëve”.
Një njeri i keq pra nuk është një egoist “që mendon vetëm për interesat e veta”. Një egoist i vërtetë është shumë i zënë duke u kujdesur për të mirën e tij, për të patur kohë t’u shkaktojë fatkeqësi të tjerëve. Vesi kryesor i një personi të keq, është se ai është më i shqetësuar me të tjerët sesa me veten e tij. Ruso përshkruan një mekanizëm të saktë epshor:përmbysja që gjeneron zhvendosjen e investimit libidinal nga objekti tek vetë pengesa.
Kjo edhe mund të aplikohet edhe për dhunën fondamentaliste – qoftë sulmi terrorist në Oklahoma në vitin 1995 apo sulmi mbi Kullat Binjake në Nju Jork në 2001-in. Në të dyja rastet, kemi të bëjmë me një urrejtje të pastër dhe të thjeshtë:shkatërrimin e pengesës, godina Federale në Oklahoma, Kullat Binjake, ishin ajo që kishin në fakt rëndësi, dhe jo arritja e qëllimit fisnik të një shoqërie me të vërtetë të krishterë apo myslimane.
Një fashistizim i tillë mund të ushtrojë një joshje të caktuar ndaj rinisë së frustruar emigrante, e cila s’mund të gjejë vendin e duhur në shoqëritë perëndimore apo një perspektivë për t’u identifikuar – fashizimi u ofron një rrugëdalje të lehtë nga frustrimi i tyre:një jetë plot ngjarje të rrezikshme, të veshur me një përkushtim fetar deri në kufijtë e flijimit, plus kënaqësinë materiale (seks, makina, armë…).
Askush nuk duhet të harrojë se Shteti Islamik është edhe një kompani e madhe tregtare mafioze që tregon naftë, statuja të lashta, pambuk, armë dhe gra-skllave, “një përzierje e heroizimti vdekjeprurës, dhe njëkohësisht korrupsionit perëndimore përmes të mirave materiale”.
Kjo dhunë fondamentalisto-fashiste, është vetëm një nga mënyrat e dhunës që i përket kapitalizmit global, dhe se që duhet të ketë parasysh jo vetëm format e dhunës fondamentaliste në vendet perëndimore vetë (populizmit anti-emigrant etj) , por mbi të gjitha dhunën sistematike të vetë kapitalizmit, nga pasojat katastrofike të ekonomisë botërore, deri tek historia e gjatë e ndërhyrjeve ushtarake.
Islamo-fashizmi është një fenomen thellësisht reaktiv në kuptimin Niçean të këtij termi, një shprehje e dobësisë së konvertuar në një inat vetëshkatërrues. Ndërsa bie dakord në tërësi me analizën e Badu-së, unë i shoh si problematike 3 nga pretendimet e tij. Së pari, reduktimi i fesë, forma fetare e nihilizmit fashist, në një përmbledhje sipërfaqësore:”Feja është vetëm një veshje, nuk është në asnjë asnjë mënyrë zemra e çështjes, vetëm një formë e subjektivizmit, jo përmbajtja e vërtetës .
Badu ka krejtësisht të drejtë në pretendimin e tij, se kërkimi për rrënjët e terrorizmit të sotëm mysliman në tekstet e lashta fetare (historia e “kjo është gjithçka e shkruar në Kur’an) është mashtruese:në vend të kësaj, duhet të përqëndrohemi tek kapitalizmi i sotëm global dhe pranojmë islamo-fashizmin si një nga mënyrat për të reaguar ndaj joshjes së tij me anë të shndërrimit të zilisë në urrejtje.
Por, a është nga pikëpamja kritike, feja jo gjithmonë një lloj veshje, sesa zemra e çështjes? A është feja jo shumë në thelbin e vet një “formë e subjektivimit” sesa një profeci e vetë njerëzve? Dhe a nuk nënkupton kjo se një veshje fetare është në një farë mënyre “zemra e çështjes”, mënyra se si individët e përjetojnë gjendjen e tyre – nuk ka asnjë mënyrë për të bërë një hap prapa, dhe të shohësh disi nga jashtë se si janë gjërat “në të vërtetë” …
Pastaj, identifikimi shumë shpejt i gjithë refugjatëve dhe emigrantëve me një “proletariat nomad”, një “pararojë virtuale e masës gjigante të njerëzve, ekzistenca e të cilëve nuk është llogaritur tamam ashtu si është”. A janë emigrantët (së paku kryesisht) jo njerëzit më të zotëruar nga “dëshira për perëndimin”, më të mbërthyer në skllavërinë e ideologjisë hegjemoniste? Së fundi, kërkesa naive që mund të shtrojmë:shkoni dhe shihni kush është ky tjetri mbi të cilin po bisedohet, cilët janë ata me të vërtetë. Ne duhet të mbledhur mendimet, idetë, vizionin e tyre të gjërave, dhe shkrijmë ato dhe tonat njëkohësisht, në një vizion strategjik të fateve të njerëzimit”.
E lehtë për ta thënë, e vështirë për ta bërë. Është popullore të pretendohet se refugjatët e dhunshëm përfaqësojnë një pakicë, dhe se pjesa më e madhe kanë një respekt të thellë për gratë … Ndërsa kjo është sigurisht e vërtetë, duhet megjithatë të hedhim një vështrim më të afërt mbi strukturën e këtij respekti:çfarë lloj gruaje është e “respektuar”, dhe çfarë pritet prej saj? Çfarë mund të thuhet nëse një grua “respektohet”, në rast se ajo përshtatet me idealin e një shërbëtoreje besnike që bën punët e shtëpisë, kështu që burri i saj ka të drejtë të shpërthejë në tërbim, nëse ajo vepron në autonomi të plotë?
Mediat tona zakonisht bëjnë një dallim midis refugjatëve “të qytetëruar” të shtresës së mesme dhe atyre “barbarë” të klasës më të ulët, që vjedhin, u bien në qafë qytetarëve tanë, sillen dhunshëm ndaj grave, jashtëqitin në publik …Në vend se të sulmohet e gjitha kjo si një propagandë raciste, duhet të kemi guximin të dallojmë një moment të së vërtetës në të; brutalitetin, deri dhe mizorinë e drejtpërdrejtë ndaj të më dobëtit, kafshëve, grave, etj, që është një tipar tradicional i “klasave të ulëta”; një nga strategjitë e tyre për t’i rezistuar atyre në pushtet.
Dhe ndikush është i tunduar ta lexojë atë që ka ndodhur në prag të Vitit të Ri në Këln, si një karnavale të turpshme të klasës së ulët. Gjatë karnavaleve njerëzit e thjeshtë pezullojnë rregullat normale të sjelljes, dhe në mënyrë ceremoniale e përmbysin rendin shoqëror apo e kthejnë atë me kokë poshtë në një proçesion të tërbuar. Karnavalet ishte sezoni kryesor i të qeshurave, seksualitetit, dhe trazirave që shpesh shkaktoheshin nga të rinjtë.
Në vitin 1730 karnevalet në Paris përfunduan në mënyrë makabre me masakrimin e dhjetëra maceve dhe varjen e tyre nëpërnj hunj. Po nëse incidentin e Këlnit e konceptojmë si një variant bashkëkohor të dalldive karnevaleske. Përpjekjet naive për të ndriçuar emigrantët (duke u shpjeguar atyre se zakonet tona seksuale janë të ndryshme, dhe se një grua që ecën në publik në minifund dhe buzëqesh, nuk do të thotë se u ka bërë një ftesë për seks, etj) janë shembuj të marrëzisë – ata e dinë këtë dhe kjo është arsyeja pse janë duke bërë atë. Por ata po e bëjnë pikërisht këtë për të lënduar ndjeshmëritë tona. Duhet sa më parë të ndryshohet kjo qasje ziliqare dhe agresiviteti hakmarrës. /New Statesman. Në shqip nga bota.al