Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Origjina dhe fati i universit, Stephen Hawking “provokon” edhe në shqip

2020/09/12 at 4:03 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Origjina dhe fati i universit, Stephen Hawking “provokon” edhe në shqip

Nga Elida Marvataj-


A mund të gjendet pikënisja e gjithçkaje, nëpërmjet një teorie të unifikuar të universit? Pikërisht kjo është pyetja themelore që Stephen Hawking shtron në librin e tij “Teoria e gjithçkaje”, një ndër titujt më të njohur dhe njëkohësisht më të shitur në botë, i cili së fundi është botuar në gjuhën shqipe.

I konceptuar si një cikël i shkurtër leksionesh, “Teoria e gjithçkaje” është një libër për publikun e gjerë, ku Hawking flet me një gjuhë të thjeshtë për të shpjeguar teoritë e ndërlikuara të universit. Ai e nis me një histori të universit, që nga pohimi i Aristotelit se Toka është e rrumbullakët deri te zbulimi i teleskopit Hubble, për të vijuar me një nga çështjet më të rëndësishme të punës kërkimore që zhvilloi gjatë një jete: vrimat e zeza, të cilat në fakt nuk janë edhe aq të zeza, duke folur gjithashtu për kohën dhe mundësitë për të pasur një teori të përgjithshme dhe të bashkuar që shpjegon universin. Në këtë mënyrë ai mendonte se çështjet që deri dy shekuj më parë ishin eksluzivitet i trajtimit filozofik, tashmë mund t’i shpjegojë vetëm shkenca.

“Në shekullin e tetëmbëdhjetë, filozofët e konsideronin të gjithë dijen njerëzore, përfshi shkencën, si pjesë të fushës së tyre dhe diskutonin pyetje të tipit: “A ka pasur universi një fillim?”. Por në vazhdën e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, shkenca u bë shumë teknike dhe matematikore për filozofët dhe për të tjerët, përveçse për pak specialistë. Kështu që filozofët e reduktuan aq shumë fushën e kërkimeve të tyre, sa që Wittgenstein, filozofi më i famshëm i këtij shekulli, pranoi se “Detyra e vetme që i mbetet filozofisë është analiza e gjuhës.” Çfarë zhvlerësimi krahasuar me traditën e madhe filozofike nga Aristoteli deri te Kanti!”, shkruan në këtë libër ai.

Hawking mendonte se pikënisja e universit është shpërthimi i big bang-ut, ku e gjithë materia ishte pafundësisht e vogël dhe jashtëzakonisht shumë e dendur. Nga ky shpërthim, u krijua universi që ne njohim sot, i cili nuk është një realitet statik, por vazhdimisht i lëvizshëm. Aktualisht, Hawking thotë se ndodhemi në fazën e zgjerimit, gjë që pjesërisht shpjegon pse koha shkon nga e shkuara drejt së ardhmes dhe nuk ndodh e kundërta: për shembull se përse shohim filxhanin që bie nga tavolina dhe ndahet në dhjetëra copa dhe nuk arrijmë të shohim copat e ndara që bashkohen dhe formojnë filxhanin në tavolinë. Për shkak të forcave gravitacionale, do të vijë një moment që drejtimi i universit do të ndryshojë, nga zgjerimi do të shkojë drejt tkurrjes dhe me shumë mundësi koha do të kthehet pas: por atëherë pak gjasa ka që specia njerëzore të jetë ende në Tokë, sepse Dielli do të jetë shkatërruar me kohë.

Dhe ekzaktësisht bazuar në këto arsyetime, ai nuk e hedh poshtë as ekzistencën e një krijuesi, por punës së tij i vendos limite të qarta bazuar në ligjet e fizikës. Ka ende gjëra të panjohura në funksionimin e universit ku Hawking tregohet racional kur thotë se nuk mund të hedhim poshtë ekzistencën e Zotit, por nëse Ai “ka dorë” në krijimin e gjithçkaje, do të ketë ndodhur pas shpërthimit të famshëm të big bang-ut.

Ky është një libër që i përket shkencës së komunikuar. Stephen Hawking  njihet gjerësisht si një nga mendjet më të ndritura të kohës sonë: një studiues brilant i fizikës teorike i cili me punën e tij na ndihmoi të rikonfiguronim modelet e universit dhe të zbulojmë se çfarë ka në të. Botimi në shqip i librit “Teoria e gjithçkaje” nga shtëpia botuese “Minerva” dhe përkthyer nga Erjon Uka është edhe një kontribut në gamën e botimeve shkencore në gjuhën shqipe.

Pikërisht ishte ky edhe misioni i Stephen Hawking, që ta bënte shkencën të prekshme për të gjithë. Në fund të librit, ai thotë se sfida kryesore e fizikanëve mbetet të formojnë një teori të unifikuar të gjithçkaje, që bën bashkë teoritë e pjesshme fizike. Kjo do të shënonte edhe triumfin e arsyes njerëzore: “Nëse arrijmë të zbulojmë një teori të përgjithshme, atë duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë të gjithë, të paktën në linja të përgjithshme, dhe jo vetëm pak shkencëtarë. Pastaj do të jemi në gjendje të marrim pjesë në diskutimin se përse ekziston universi. Nëse do të gjenim përgjigjen e kësaj pyetjeje, do të ishte fitorja përfundimtare e arsyes njerëzore, sepse në këtë mënyrë do të zbulonim edhe mendimin e Zotit”, e përmbyll librin e tij “Teoria e gjithçkaje” Stephen Hawking, i cili si për ironi të fatit lindi saktësisht 300 vite pas vdekjes së Galileo Galileit dhe ndërroi jetë dy vite më parë, më 14 mars, në ditën e lindjes së Ajnshtajnit./Opinion.al

Etiketa: erjon ukahawkingminerva


Ju sugjerojmë

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
Sport

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

1 Korrik, 2025 3:09 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

1 Korrik, 2025 2:49 pm
Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
Aktualitet

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

1 Korrik, 2025 2:35 pm
SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
Aktualitet

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

1 Korrik, 2025 2:23 pm
Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO
Aktualitet

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO

1 Korrik, 2025 2:14 pm
Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit
Aktualitet

Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit

1 Korrik, 2025 2:09 pm
Inceneratori i Elbasanit, SPAK akuzë për ish-deputetin e PS dhe Mirel Mërtirin
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/Dështon seanca,pranohet kërkesa e avokatëve për dëshminë e Alibejt

1 Korrik, 2025 2:09 pm
U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

1 Korrik, 2025 1:36 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

1 Korrik, 2025 1:35 pm
Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
Aktualitet

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

1 Korrik, 2025 1:29 pm
Para
Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

Pandemia në Shqipëri, tre viktima dhe mbi 160 raste të reja

ISHP ngre alarmin: Në Tiranë fëmijët 7-8 vjeç probleme me obezitetin, në Kamëz të kequshqyer

Rinisja e shkollës/ Ministria porosi për prindërit, mësuesit dhe nxënësit

Djegia e kampit,protesta nga emigrantët që flenë në rrugë prej disa ditësh

Djegia e kampit,protesta nga emigrantët që flenë në rrugë prej disa ditësh
















TE FUNDIT

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
1 Korrik, 2025

Milani është gati të përshpejtojë për Ardon Jasharin. Futbollisti shqiptaro-zviceran ka dhënë miratimin për t’u transferuar te kuqezinjtë dhe drejtori...

Lexo më shumë

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
1 Korrik, 2025

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto...

Lexo më shumë

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
1 Korrik, 2025

Policia e Shtetit njoftoi se falë bashkëpunimit me autoritetet evropiane, më saktësisht ato franceze, është arrestuar një pjesëtar i një...

Lexo më shumë

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
1 Korrik, 2025

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com