Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim një tjetër person.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në Ishull, Shengjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të 37-vjeçarit të arrestuar, u gjetën 20 kompjuterë të markave të ndryshme ,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mbi dy personat të cilët ushtronin këtë aktivitet rëndon akuza “Organizimi i lotarive të palejuara”./ Opinion.al