Organizimi i Europianit U21, dosja Shqipëri-Serbi është e vetmja në UEFA

Shqipëria duket se do të presë finalet e Europianit të 21-vjeçarëve në 2027.

Dosja për një organizim të përbashkët me Serbinë është e vetmja e dorëzuar në UEFA sipas agjencisë Associated Press që citon UEFA-n.

Më herët Belgjika dhe Turqia shprehën interes, por nuk kanë hedhur hapa të tjerë.

Vendimi është parashikuar të merret më 16 dhjetor nga Komiteti Ekzekutiv. Plani për organizimin e këtij turneu u lajmërua që në maj.

Aty do të marrin pjesë 16 përfaqësuese që do të luajnë në 8 stadiume me një total prej 31 ndeshjesh. Ky aktivitet është një hapësirë për talentet më të mirë të kontinentit.

Kombëtarja Shpresa e ka patur kulmin në Europianin e 21-vjeçarëve në edicionin e 1984 ku mbërriti deri në çerekfinale ku eliminua nga Italia.

Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm edhe finalet e Europianit të 17-vjeçarëve.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT