E pabesueshme por e vërtetë, një pedofil i dënuar pas lirimit nga burgu po udhëheq një organizatë që ndihmon fëmijët e abuzuar.
Ai vuajti një dënim prej 10 vjetësh burg për pedofili.
Avokati i Popullit në Kroaci thotë se i ka paralajmëruar organet kompetente për këtë problem të bezdisshëm, por këta të fundit nuk e dëgjuan.
Pedofili i dënuar është bashkëthemelues i organizatës që merret me mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual.
“Unë jam president i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, unë kam qenë 10 vjet në burg, unë u dënova për shpërdorim të dy vajzave të reja,” thotë ai./Klan Kosova