Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

2025/08/08 at 4:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.


Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.

“Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë.

Megjithatë ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.

“Sot ju jeni në pozicionin unik për të siguruar që procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë të mbërrijë konkluzionin e duhur: njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues.

Me respekt ju kërkojmë të:

  1. Riafirmoni publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë–Serbisi themeli i paqes afatgjatë;
  2. Inkurajoni të dyja vendet që të finalizojnë njohjen dhe të zotohen për bashkëpunim bazuar në parimin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve;
  3. Mbështetni mekanizmat rigorozë të zbatimit në mënyrë të plotë dhe brenda afateve,” thuhet në letër.

Për nismëtarët e kësaj kërkese, njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte vetëm një formalitet diplomatik, por rruga më efektive për t’i dhënë fund statukuosë aktuale, që i mban vazhdimisht të destabilizuar dy fqinjët e Shqipërisë.

“Pavarësia e Kosovës është një fitore e pastër amerikane. Populli i Kosovës duroi dekada nën shtypjen sistematike, që kulmuan me gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i [Sllobodan] Millosheviqit… Shteti i Kosovës është produkt i drejtësisë historike dhe i nevojë humanitare,” nënvizojnë organizatat shqiptaro-amerikane në letrën drejtuar presidentit Trump.



Ju sugjerojmë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

4 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

4 Dhjetor, 2025 8:51 am
Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Para
“Ideologjia perëndimore antifamiljare”, Putin “i shpall luftë” komunitetit LGBTI

Çfarë e frikëson vërtet Putinin pas tre vitesh e gjysmë luftë në Ukrainë?

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

"Jemi të shqetësuar për planin e Izraelit", Kina: Gaza i përket popullit palestinez

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

Lufta në Gaza, Gjermania e ndalon furnizimin e Izraelit me armë
















TE FUNDIT

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
4 Dhjetor, 2025

Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Dhjetor, 2025

DASHI Yjet e kësaj periudhe e intensifikojnë dëshirën tuaj për të qenë pranë partnerit tuaj. Do të ketë shumë momente...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com