Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orët e fundit të Kleas, ja si e përshkruajnë dëshmitarët

2015/12/25 at 12:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Orët e fundit të Kleas, ja si e përshkruajnë dëshmitarët

Klea Shyti studentja ekselente e Ekonomikut ngjiti në këmbë 11 kate për t’u hedhur në hapësirën boshe në mes të shkallëve të brendshme të pallatit, duke i dhënë fund jetës vetëm tri orë pasi kishte bërë sherr me të dashurin. Banorët e pallatit e gjetën pa jetë dhe me kartë identiteti aty pranë, ndërsa çantën e kishte lënë në katin e 11. Siç duket, 20-vjeçarja Klea Shyti nuk e përballoi dot mbarimin e lidhjes së saj dashurore dhe tre muaj pas ndarjes kërkonte lidhje stabël. Por kundërshtimi i të dashurit për ribashkim dhe tentativa e tij për lidhje “mendjehapur”, shkaktoi një mërzi të tillë te vajza, saqë ajo vendosi të vetësakrifikohej pikërisht për dashurinë.

Këto janë pistat paraprake ku po bazohet Policia e Tiranës, në analizimin e kësaj ngjarjeje tragjike, shtuar faktin që 20-vjeçarja është vajza e një sekretareje në Prokurorinë e Tiranës. Gjithçka ndodhi dy netë më parë në Rrugën e Kavajës, ku mendohet se banonte i dashuri, ndërsa vajza ishte banore në rrugën “Ali Pashë Gucia”, përballë gjimnazit “Partizani”, ku jetonte me nënën dhe motrën e vogël, pasi prindërit i kishte të divorcuar. Prej vitesh familja Shyti kishte ardhur nga Fieri dhe jetonte në Tiranë, ku ajo ndiqte studimet e larta, në vitin e dytë të Fakultetit të Ekonomikut, ndërsa e motra 16-vjeçare është në gjimnaz.

Miq, shokë e shoqe të fakultetit, shkuan dje për ngushëllime dhe shumica morën pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit në Sharrë, rreth orës 15:00, të ditës së djeshme. “Nuk e besoj dot që Klea nuk është më. E kishim krenarinë e grupit”, thotë një bashkëmoshatare. Edhe fqinjët shprehën gjithashtu respekt për vajzën, që e cilësuan si tepër të sjellshme në lagje. Sakaq, banorë të pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë shprehin tronditjen që nisi që kur dëgjuan zhurmën dhe deri në mbërritjen e policisë. Tashmë procedurat e fundit kanë të bëjnë me mbledhjen e dëshmive, që nga ajo e të dashurit, te familjarët e deri te rrethi shoqëror, për të mësuar më tepër për rrethanat e ngjarjes.

Në orën 21:00, Klea Shyti ngjiti në këmbë shkallët e brendshme (ashensori funksionon me kartë në atë pallat) dhe pasi futi celularin në xhep dhe mori kartën e identitetit në dorë, u hodh në boshllëk. “Dëgjova një zhurmë që ngjante me një shpërthim të lehtë”, thotë banorja e katit të 11, duke shtuar se “dikush e kishte parë që mezi mbushej me frymë”. Banorët e tjerë interpretuan kryesisht zhurmën, ndërsa askush nuk kishte dëgjuar ndonjë fjalë para se ajo të hidhej. Ata lajmëruan policinë dhe pas identifikimit të menjëhershëm, u lajmërua familja, teksa trupi i saj i pajetë u dërgua për autopsi në morg. Momentalisht ngjarja është cilësuar si “vetëvrasje” nga policia, por hetimet po vijojnë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ikjes së parakohshme të studentes së shkëlqyer të Ekonomikut.

/gazeta Shqip/

Ju sugjerojmë

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
Life Style

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

4 Gusht, 2025 4:58 pm
“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
Politikë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

4 Gusht, 2025 4:46 pm
VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë
Bota

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

4 Gusht, 2025 4:42 pm
“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës
Kryesore

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës

4 Gusht, 2025 4:36 pm
Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane
Sport

Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane

4 Gusht, 2025 4:26 pm
Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca
Life Style

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca

4 Gusht, 2025 4:24 pm
Marrëveshja me Italinë, anija italiane niset drejt Shëngjinit me 49 emigrantë në bord
Aktualitet

Po mbahen në Kampin e Gjadrit, e paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve

4 Gusht, 2025 4:01 pm
20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht
Aktualitet

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht

4 Gusht, 2025 3:50 pm
Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…

4 Gusht, 2025 3:39 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 3:28 pm
Para
Krishtlindja e gjen pa energji zonën më të kamur të Tiranës

Krishtlindja e gjen pa energji zonën më të kamur të Tiranës

Kur ti shihni këto 11 foto do lumturoheni që jeni “single”

Kur ti shihni këto 11 foto do lumturoheni që jeni "single"

VIDEO/ Vajza refugjate qau para Merkelit, fiton të drejtën e rezidentit

VIDEO/ Vajza refugjate qau para Merkelit, fiton të drejtën e rezidentit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
4 Gusht, 2025

Pavarësisht problemeve që mund të keni pasur më parë, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza. Nëse...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
4 Gusht, 2025

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar...

Lexo më shumë

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë
4 Gusht, 2025

Momente tmerri përjetuan pushuesit në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios , pasditen e së dielës, më 3 gusht...

Lexo më shumë

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës
4 Gusht, 2025

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra gjatë ditës së sotme nga kryetari i PD, Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com