Shqipëria ka lehtësuar masat kundër përhapjes së koronavirusit për disa zonve të konsideruar si “Zona të Gjelbërta”.
Ndërkohë, është zbardhur urdhri i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku janë parashikuar oraret e lëvizjes si dhe rregullat që duhet të zbatojnë qytetarët.
Zonat të cilat do të kenë lehtësim të masave janë; Qarku Dibër, qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë, Finiq, por edhe Përrenjas, Pogradec, Librazhd, si dhe Bashkia e Divjakës.
Në dokumentin e nënshkruar nga ministrja Manastirliu, jepet urdhër për oraret e lëvizjes së qytetarëve, por edhe të automjeteve./ Opinion.al