Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e Policisë së Shtetit në disa qytete të vendit, ku në pranga kanë rënë eksponent të krimit, biznesmenë, prokurorë dhe drejtues të Policisë.
Mes të arrestuarve është edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Astmer Bilali dyshohet si personi kryesor që vrau Fatbardh Licin në vitin 2018 si dhe për sulm ndaj trajnerit Ernest Gjoka në vitin 2019. Sakaq, ish-boksieri, pjesë e grupit të Bajrajve, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Nga opracioni i shtrirë në Tiranë, Shkodër dhe Kukës janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita dhe drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës.