Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita thërret Bushatin në raportim: Pse i mbani të fshehta negociatat me Greqinë. Kush janë negociatorët?

2018/02/16 at 10:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita thërret Bushatin në raportim: Pse i mbani të fshehta negociatat me Greqinë. Kush janë negociatorët?

Deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar një seancë dëgjimore me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me negociatat me Greqinë. Deputetet e PD dhe LSI ne komisionin i jane drejtuar me shkrese kryetares se komisionit, socialistes Mimi Kodheli, duke i renditur gjithçka kerkojne te zhvillohet ne kete seance degjimore.

“Në kuadrin e deklaratave të Ministrit të Jashtëm Grek lidhur me delimitimin e hapësirave detare ndërmjet dy vëndeve, si dhe në mungesën totale të transparencës nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht te Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme, kërkohet kjo seancë dëgjimore për të informuar Komisionin e Jashtëm të Kuvëndit te Shqipërisë, si dhe opinionin e gjërë publik për këtë çështje me interesa të gjëra publike”, shkruhet në letrën e deputeteve të PD dhe LSI.

Më tej në letër shkruhet:

“Kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme, ditën e mërkurë, datë 21.02.2018, ora 11.00’, me këtë rend dite:

Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me Ministrin per Europen dhe Punët e Jashtme, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi pa qartesite e renditura me poshte.

Pyetjet tona lidhen me kushtet e procedurat se kur deklarohet që është arritur apo ka marrë formë marrëveshja (qe do të thotë se është ngritur grupi negociator), janë zhvilluar negociatat, palët në nivel ekspertësh kanë rënë dakort, dhe më pas zhvillohen diskutimet në nivele politike. Gjithashtu këto pyetje bazohen edhe në faktin se nga Presidenti i Republikes deklarohet që deri më tani nuk është dhënë asnjë Plotfuqishmëri për këtë proces shume të rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga kerkesa e bere vetem dje nga Ministri Bushati per te kerkuar Plotfuqishmerine:

a. Përse një marrëveshje e tillë zhvillohet në një mungesë totale të infomimit të institucioneve kryesorë të vëndit, Kuvëndi

i Shqipërisë, Opozita, Shoqëria Civile?

b. Tashme qe u qartesua fakti i mos pasjes akoma te Plotfuqishmerise, ne kërkojmë të dimë edhe vleresimin tuaj për këtë situate jo normale, si dhe per vlefshmerine e procedurave te ndjekura deri me tani?

c.A eshte kordinuar me Presidentin per hapat e deri tanishme dhe mbi cbaze legale jane bere ato, sidoqofte pergjigja per pjesen e pare?

d. Cili është grupi negociator, çfarë përbërje ka, cili është niveli i përfaqësimit në këtë grup i ekspertëve të fushave, i ekspertëve nga opozita dhe nga shoqëria civile, në mënyrë që ky grup të jetë i pakontestueshëm dhe të përfaqësojë në mënyrë të drejtë të gjithë interesat kombëtare?

e.Nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona po delimitohen dhe a duhej te përcaktoheshin me pare ato në aktin e Plotfuqishmërise së Presidentit të Republikës?

f. Nëse është arritur marrëveshja në nivel politik sikurse është deklaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,kur ka munguar edhe Plotfuqishmëria e Presidentit?

g.Nëse marrëveshja është arritur në nivel politik – çfarë u ngelet ekspertëve të bëjnë? Thjesht çertifikimin e marrëveshjes politike në një kohë që duhet të jetë e kundërta, bëhen negociatat në nivel eksperti e më pas nënshkruhet marrëveshja politikisht?

Kjo kërkesë e një grupi deputetësh, që përbëjnë 1/3 e anëtarëve të Komisionit për Punët e Jashtme, bazohet edhe në nenin 7 të Kushtetutës, ku sanksionohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Nën dritën e këtij parimi, merr përparësi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nënkupton të drejtën e pushtetit legjislativ për t’u informuar dhe për të realizuar mbikëqyrjen për zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta, me qëllim marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e paligjshmërisë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive, sipas rasteve konkrete. Të gjitha çështjet që përmbajnë në vetvete një interes publik përfshihen brenda funksionit të kontrollit parlamentar. Pa asnjë dyshim kjo çështje mbart në vetvete një interes të lartë publik dhe shtetëror, që absolutisht nuk mund të anashkalohet.

Përsa më lart, lutemi thirrjen e mbledhjes së Komisionit në orën dhe datën e propozuar nga ana jonë, për të diskutuar mbi çështjen objekt të kësaj kërkese.

Ju sugjerojmë

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Aktualitet

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

6 Qershor, 2025 10:33 am
La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Para
Kunati Mimi Kodhelit anëtar i KLGJ-së, denoncimi

Kunati Mimi Kodhelit anëtar i KLGJ-së, denoncimi

“Deti”/ Kotzias: Kemi 2 vite e gjysëm që negociojmë me Shqipërinë, marrëveshja firmoset në Prill

“Deti”/ Kotzias: Kemi 2 vite e gjysëm që negociojmë me Shqipërinë, marrëveshja firmoset në Prill

Anëtari i KLGJ-së bashkëpunëtor i fondacionit “Qemal Stafa”

Anëtari i KLGJ-së bashkëpunëtor i fondacionit “Qemal Stafa”

TE FUNDIT

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim me Frontex-in, ka zhvilluar kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si...

Lexo më shumë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
6 Qershor, 2025

Në banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe shkak për këtë është bërë lënia ndezur e një pajisje elektrike....

Lexo më shumë

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit europian “Bread & Heart” (Bukë e Zemër). Ky event...

Lexo më shumë

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
6 Qershor, 2025

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com