Ndërsa është mbyllur protesta e opozitës e zhvilluar këtë të hënë përpara kuvendit, kreu i PD Sali Berisha njoftoi se gjithashtu seanca e radhës do të shoqërohet me protestë. I pyetur nga gazetarët nëse të enjten opozita do të jetë sërish përpara parlamentit, Berisha pohoi se kjo do të ndodhë në mënyrë të padiskutueshme.
Kujtojmë se në seancën e së enjtes pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama, i thirrur nga opozita në një mocion me debat. Seanca e sotme shënoi përplasje mes deputetëve, ndërsa opozita bllokoi foltoren dhe kryetarja e kuvendit ndërpreu seancën./Opinion.al