Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.
Sapo ka nisur protestuesit kanë qëlluar me bojë dhe mollë bashkinë.
Para godinës shihet se ka forca të shtuara të forcave policore, ndërkohë që efektivë shihen edhe në tarracën e godinës.
Forcat e FNSH shihet se janë të pajisur me skafandra dhe mjete të nevojshme nëse situata tensionohet si në protestën e kaluar.