Pas bojkotit 10ditor, opozita rikthehet sot në sallën e parlamentit, ndërsa seanca plenare e radhës pritet të përfshihet nga debatet për reformën në drejtësi. Zhvillimet e fundit, pas takimit të 6 qershorit RamaBasha, pritet të dominojnë seancën e sotme.
Pezullimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Cako, apo qëndrimet e ndërkombëtarëve për dështimin e kompromisit për reformën në drejtësi, pritet të jenë disa nga çështjet më të nxehta të debatit në sallën e parlamentit.
Rendi zyrtar i punimeve të Kuvendit parashikon diskutimin e dy pr/ligjeve, “Për ndërmarrjet sociale” dhe pr/ligji “Për shërbimet”, si dhe të dekretit të Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare.