Opozita ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të protestojë para Parlamentit kundër qeverisë “Rama”. Protesta do të zhvillohet në të njëjtën orë që zhvillohet edhe seanca parlamentare.
Por, po në të njëjtën kohë, në orën 17:00, kreu i qeverisë Rama do të presë në vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij bavarez, Markus Söder me të cilin do të mbajë një konferencë për mediat.
Opozita zhvilloi një tjetër protestë ditën e shtunë para Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 2 orë.