Dënimi me burg i deputetit Ervin Salianji dhe jo vetëm, ka shkaktuar reagime të forta nga opozita, e cila ka paralajmëruar një protestë në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë dhe në akse të tjera të qytetit këtë pasdite.
Kauza e protestës bazohet në thirrjen për mosbindje civile, një kërkesë e përsëritur nga grupimi politik, që shpreson të mobilizojë një numër të madh njerëzish për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Ashtu siç shihet edhe në foton e publikuar, mëngjesin e sotëm janë fortifikuar edhe dyert kryesore të Kryeministrisë.