Dështimi i tenderit të Ministrisë së Arsimit për të furnizuar me libra nxënësit, pastaj vonesa në subvencionime si dhe mungesa me libra me të cilat po ballafaqohen prindërit në Kosovë kanë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin në sallë e opozita ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka lënë nxënësit pa tekste mësimore.
Me të dalë për të marrë fjalën, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetët e opozitës lanë sallën e Kuvendit.
Deputetët e pushtetit në një konferencë për media kanë thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt e se vendimi për librat ka eliminuar praktikat korruptuese.