Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita me 5 pyetje për Komisionin e Venecias

2019/12/28 at 2:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita me 5 pyetje për Komisionin e Venecias

Opozita i ka drejtuar 5 pyetje Komisionit të Venencias lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


Pasi veprimet e Presidentit Meta në këtë proces u shtuan si objekt hetimi në Komisionin e Posaçëm Hetimor, anëtarët vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias me 5 pyetje mbi ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit. Ky i fundit iu kundërpërgjigj këtij veprimi duke iu drejtuar “Venecias” në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Kuvendit në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Të njëjtën gjë e ka bërë tashmë, ashtu siç ishte parashikuar, edhe opozita.

Në pyetjet e saj opozita kërkon që anëtarët e Komisionit të Venecias të sqarojnë rëndësinë që ka për legjitimitetin e Gjykatën Kushtetuese ndjekja rigoroze e radhës dhe procedurave që parashikon ligji për plotësimin e kësaj gjykate.

5 pyetjet e plota të opozitës, drejtuar Komisionit të Venecias

  1. Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale prej më shumë se 1 viti. Duke iu referuar debateve publike, është e pritshme që Gjykata Kushtetuese menjëherë sapo të rikrijohet të shqyrtojë dy cështje me interes të lartë publik: vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, si dhe shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Në këtë kontekst aktual faktesh, sa e rëndësishme për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese është që secili nga organet e ngarkuara nga Kushtetuta në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues (Këshilli për Emërimet në Drejtësi, Kuvend, President i Republikës dhe Gjykata e Lartë) të ndjekin në mënyrë rigoroze  procedurat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligj?
  2. Për rastet kur kompetenca e emërimit të gjyqtarit kushtetues i përket Presidentit, dhe nëse Presidenti i Republikës konstaton shkelje procedurale të Kushtetutës apo ligjit, në veprimtarinë e Këshillit për Emërime në Drejtësi, që prekin drejtpërdrejt dhe imponojnë rezultatin e listës që i dërgohet Presidentit për përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, cili është mjeti që duhet të përdoret për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit prej tij të gjyqtarëve kushtetues?  
  3. Për rastet kur kompetenca e emërimit të gjyqtarit kushtetues i përket Presidentit dhe nëse Presidenti i Republikës konstaton ndërhyrje të papërshtatshme të mazhorancës politike që qeveris vendin në veprimtarinë e Këshillit për Emërime në Drejtësi  që prekin drejtpërdrejt dhe imponojnë rezultatin e listës që i dërgohet për përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues Presidentit, cili është mjeti dhe procedura që duhet ndjekur për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit prej tij të gjyqtarëve kushtetues?
  4. Nëse Presidenti i Republikës kërkon publikisht nga Kuvendi zbatimin e parimit të lojalitetit kushtetues në emërimin e gjyqtarëve kushtetues respektivë, por kjo kërkesë e tij nuk merr përgjigje, madje veprohet në të kundërt duke e shtyrë Presidentin të veprojë për emërimin e gjyqtarëve kushtetues prej tij, sa dëmtohet legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese?
  5. Cili është thelbi i mekanizmit zhbllokues në rastin e zgjedhjes/emërimit të funksionarëve të lartë të drejtësisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët kushtetues? A synon mekanizmi zhbllokues të kërcënojë në çdo hap organin e emërtesës, edhe në rastin kur ai shfaq vullnetin për të vepruar, por pengohet për të vepruar pasi ka konstatuar pengesa ligjore apo problematika në procedurën paraprake? Mekanizmi zhbllokues ka si qëllim final të shmangë kompetencën e organit të emërtesës ose thënë ndryshe rrëmbimin e kompetencës së emërimit prej organit të emërtesës, në këtë rast të Presidentit të Republikës? Apo mekanizmi zhbllokues, siç e thotë edhe emri, synon të zgjidhë situatën kur organi i emërtesës nuk ka asnjë vullnet për të vepruar ose kur shfaq vullnetin e tij aktiv për të penguar emërimin e gjyqtarëve kushtetues?

Çështja e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë një tjetër përplasje institucionale që kësaj here ka përfshirë edhe SPAK, pasi kallëzimi që Presidenti Meta ka bërë kundër kreut të KED, Ardian Dvorani i ka kaluar këtij institucioni për hetim. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Para

Nuk “shkëlqen” kryebashkiaku i Durrësit, vë në vështirësi Ramën

I kërkuar për trafik droge në Itali, bie në pranga 44-vjeçari nga Fieri

E rëndë në Fier, vëllai godet vëllain me thikë

“Asnjë shpërblim për personat me aftësi të kufizuar”, Pampuri: Diskriminim

"Asnjë shpërblim për personat me aftësi të kufizuar", Pampuri: Diskriminim
















TE FUNDIT

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com