Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca e sotme plenare, pas kaosit të shkaktuar nga deputetët demokratë.
Deputetët e PD zunë vendet e ministrave, ndërsa ish-kryeministri, Berisha bllokoi foltoren, duke penguar nisjen e seancës.
Në këto kushte Kuvendi njofton mbylljen e seancës së sotme. Ka qenë nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që ka marrë vendimin në fjalë.