Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita i qëndron “5 qershorit” por nuk i thotë jo diskutimeve në Këshill

2020/07/17 at 4:56 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale

Opozita e Bashkuar ka theksuar edhe njëherë se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe i kërkon Parlamentit votimin e saj pa asnjë ndryshim.

Në një reagim zyrtar ajo cilëson çdo ndryshim kushtetues të ndërmarrë pa konsensus si prishje të marrëveshjes.

“Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të  partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.”

Megjithatë opozita shprehet e hapur për diskutime të mëtejshme në Këshillin Politik lidhur me zgjedhjet.

“Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.”.

Më herët Presidenti Meta tha se i kishte propozuar kreut të opozitës Basha, për të diskutuar çështjet e ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politik. Ky propozim mori edhe përgjigjen e kryeministrit Rama i cili tha se ishte i gatshëm të ulej që të hënën në tryezën Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore bashkë me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës
Kronikë

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës

16 Korrik, 2025 10:47 am
Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Rajoni

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

16 Korrik, 2025 10:46 am
Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit
Bota

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

16 Korrik, 2025 10:37 am
Kolegji i Formimit Policor/Reagimi: 52 aplikantët fitues do vijojnë trajnimin
Aktualitet

Kolegji i Formimit Policor/Reagimi: 52 aplikantët fitues do vijojnë trajnimin

16 Korrik, 2025 10:27 am
Dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit/ Kush është Petrit Çakrri, i hetuar për…
Kronikë

Dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit/ Kush është Petrit Çakrri, i hetuar për…

16 Korrik, 2025 10:22 am
Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…
Aktualitet

Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…

16 Korrik, 2025 10:17 am
Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve
Aktualitet

Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve

16 Korrik, 2025 10:05 am
Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra
Aktualitet

Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra

16 Korrik, 2025 9:49 am
30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën
Bota

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën

16 Korrik, 2025 9:40 am
Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..
Bota

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..

16 Korrik, 2025 9:14 am
Para
Ndryshon orari i përditësimit të situatës Covid, duke filluar nga e shtuna

Ndryshon orari i përditësimit të situatës Covid, duke filluar nga e shtuna

COVID/Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Rritet sërish numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

UNICEF: Vetëm 45% e të rinjve mbajnë maskë rregullisht në publik

UNICEF: Vetëm 45% e të rinjve mbajnë maskë rregullisht në publik

TE FUNDIT

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës
16 Korrik, 2025

Këto janë pamjet e siguruara nga Klan News, kur autorët e vrasjes në Burrel, kanë monitoruar lëvizjet e 23 vjeçarit...

Lexo më shumë

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
16 Korrik, 2025

Trupi gjykues i Themelores së Dhomave të Specializuara e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit,...

Lexo më shumë

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit
16 Korrik, 2025

Vizita e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Baku fundjavën e kaluar vuri në pah një ndryshim dramatik...

Lexo më shumë

Kolegji i Formimit Policor/Reagimi: 52 aplikantët fitues do vijojnë trajnimin

Kolegji i Formimit Policor/Reagimi: 52 aplikantët fitues do vijojnë trajnimin
16 Korrik, 2025

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com