Teksa protesta e sotme e opozitës ka lënë pas një rrugë të mbushur me vezë e domate, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një foto që flet shumë më tepër se sa vetë protesta. Është imazhi i një gruaje e cila mbledh në një qese domatet e pademtuara nga goditjet, ndërsa përbri saj njerëzit kalojnë indiferentë. A është ky kulmi i varfërisë shqiptare?