Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD në lidhje me emrin e kandidatit që duhet të garojë në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.
Në emisionin “Opinion” Hakorja thekosi se një figurë përbashkuese për opozitën do të rriste më shumë shanset e një fitoreje në zgjedhje.
“Të gjithë biem dakord që një kandidat përbashkues e maksimalizon votën, është e vetmja mënyrë për ta Mundur Edi Ramën në Tiranë. Zoti Shehaj ju keni avancuar me një emër, Lapaj pret një emër se kështu tha. Për Aleatët është e kuptueshme, ata po i shkojnë pas PD nëse zgjedhin një kandidat partiak ose jo partiak. Ajo që po shoh është një presion që po i bëhet PD nga partia juaj, partia e Lapajt. Thoni po doli ky kandidat e mbështes, po nuk doli nuk e mbështes”,-tha Hakorja.