Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita e Bashkuar: Rama po synon të nxisë konflikt politik

2020/07/13 at 7:31 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita e Bashkuar: Rama po synon të nxisë konflikt politik

Opozita e Bashkuar akuzon kryeministrin Rama ka prishur Marrëveshjen e 5 Qershorit për interesat e tij personale.

Grupi i partive të koalicionit opozitar, thonë nëpërmjet një deklarate se ndryshimet në kushtetutë pa konsensus syonjnë të nxisin konflikt politik në prag të zgjedhjeve.

Ato akuzojnë kryeministrin Rama për sjellje autokratike. Më tej ata shtojnë se kanë vënë në dijeni Presidentin Meta dhe partnerët ndërkombëtarë lidhur me këto zhvillime.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja
Bota

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

4 Shkurt, 2026 2:26 pm
Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova
Bota

Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova

4 Shkurt, 2026 2:23 pm
Para
Shkarkohet në veting ish-kreu i Gjykatës së Apelit në Tiranë

Shkarkohet në veting ish-kreu i Gjykatës së Apelit në Tiranë

Përfundon intervista në Prokurorinë Speciale, Thaçi: Do të vazhdojë nesër

Përfundon intervista në Prokurorinë Speciale, Thaçi: Do të vazhdojë nesër

Vettingu në drejtësi dhe polici, 16 kandidatë të lidhur me ish-sigurimin

Shkolla e policisë për patrullë të përgjithshme, ja kriteret e aplikimit

TE FUNDIT

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
4 Shkurt, 2026

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga porti detar i Durrësit...

Lexo më shumë

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
4 Shkurt, 2026

Princi Andrew i Britanisë dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e...

Lexo më shumë

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
4 Shkurt, 2026

Traktati i fundit në fuqi për kontrollin e armëve bërthamore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara skadon të enjten, duke...

Lexo më shumë

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
4 Shkurt, 2026

Një vit pas bllokimit, rrjeti social TikTok do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com